Webhelp, një lider ndërkombëtar për marrëdhëniet me klientët dhe shërbimet për bizneset, hapi zyrtarisht dyert në Tiranë, në vazhdën e zgjerimit strategjik. Webhelp u hap zyrtarisht në Tiranë në 26 prill dhe do të ofrojë suport të plotë në kujdesin ndaj klientit për një markë të njohur ndërkombëtare në fushën e bukurisë.
“Jemi shumë krenarë të hapim zyrat tona në Tiranë dhe të fuqizojmë aftësitë tona për të mbështetur bizneset” u shpreh Andrea Coli, drejtues i përgjithshëm i Webhelp Italy, “Jemi shumë entuziastë për zgjerimin e ekipit tonë në Shqipëri dhe për të ofruar shërbime për partnerët tanë të rinj dhe ata ekzistues ndërsa do të kontribuojmë në ekonominë vendase duke ofruar mundësi zhvillimi për karrierën. Mezi po presim të fillojmë bashkëpunimin me partnerin tonë të ri dhe jemi të lumtur që do të punojmë me një lider në industrinë e bukurisë në të gjithë botën.”
Webhelp është duke rekrutuar të rinj pasionantë për të plotësuar fillimisht 200 vende pune, me synimin për të patur 500 pjestarë në ekipin e vet deri në vitin 2022. Zyrat në Shqipëri do të ofrojnë shërbime të kujdesit ndaj klientit dhe shërbime të menaxhimit të përmbajtjes për klientë ndërkombëtarë kryesisht në italisht, gjermanisht, anglisht, spanjisht dhe frëngjisht, me mundësinë për të ofruar edhe shërbime në shqip dhe në greqisht për partnerë lokalë. Çelja në Shqipëri shënon hapin më të fundit për zgjerimin e rrjetit të Webhelp duke shfrytëzuar pikat e forta të shumë vendeve për t’i shërbyer më mirë klientëve vendas dhe ndërkombëtarë në Evropë. Zyra në Tiranë menaxhohet nga ekipi i Webhelp në Milano, që mbulon Italinë dhe Çekinë.
Webhelp do të shfrytëzojë 20 vitet e përvojës, ekspertizës dinamike dhe mënyrës globale të të punuarit për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Tiranës dhe suksesin e shërbimeve të kujdesit ndaj klientit në Shqipëri. Me vizionin për ta bërë biznesin më njerëzor dhe me kulturën e një kompanie unike dhe solide, bazuar në një komunitet prej 75 mijë pjestarësh të pasionuar që kanë ndryshuar rregullat e lojës, Webhelp ia del të lërë gjithmonë mbresa duke i ndihmuar klientët e vet në një mënyrë që përçon vlera të vërteta.
Webhelp e bën biznesin më njerëzor për markat më të famshme në botë
Jetojmë në epokën e komunikimit të shpejtë dhe inteligjencës artificiale. Sot, përvojat njerëzore kanë akoma më shumë rëndësi për t’i bërë bizneset të mbërrijnë në zemrat dhe mendjet e klientëve. Webhelp punon me përkushtim që t’i bëjë bizneset më njerëzore. Përmes kësaj, Webhelp e bën përvojën e klientit më të larmishme, dhe dizajnon zgjidhje biznesi që përcjellin vlera për markat më të famshme në botë. Webhelp është partner përmes një sërë shërbimesh të cilat përfshijnë kujdesin ndaj klientit, apo social media. Qindra marka në të gjithë botën i besojnë Webhelp për shkak të njerëzve që punojnë aty, kulturës përmes së cilës punojnë dhe ideve dhe teknologjisë që shfrytëzojnë. Webhelp ka besim se inteligjenca emocionale krijon një impakt afatgjatë dhe aftësia për t’i dhënë një prekje njerëzore teknologjisë së duhur, është çfarë bën diferencën e vërtetë për klientët e tij. Duke zgjedhur Webhelp, ata kanë akses në pasionin dhe përvojën e më shumë se 75,000 njerëzve pasionantë, game-changers, nga më shumë se 150 vende në mbi 50 vende. Secili sjell inteligjencën, ndjeshmërinë dhe përvojën e tij çdo ditë.
Webhelp investon tek njerëzit dhe mjedisin ku ata punojnë, sepse ata e dinë që kur njerëzit janë të lumtur, kjo ka një ndikim të fuqishëm tek ata, klientët e tyre dhe në biznesin e partnerëve të tyre. Webhelp beson se një biznes më njerëzor çon në një përvojë më të mirë të klientit. Webhelp është udhëheqësi evropian në industrinë e tyre, me të ardhura prej më shumë se 1,6 miliardë euro në vitin 2020 dhe synon të arrijë këto nivele edhe globalisht. Webhelp aktualisht është në pronësi të menaxhimit të saj dhe të GBL, një lider global i investimeve, që nga Nëntori 2019.
Për më shumë informacion vizitoni https://webhelp.com/your-region/albania