Nëse jeni nga ata njerëz të cilët ankohen vazhdimisht për cilësinë e ulët të programeve në televizionet tona, ju sugjerojmë të relaksoheni duke parë një ndër realizimet më të reja të televizionit “First Channel” në Kosovë.
Quhet “It’s my love” dhe është një format i ngjashëm me atë të “Përputhen” pra, me “Uomini e Donne” të De Filippi-t, me ndryshimin e vetëm se drejtohet nga Kika (ish- banor i Big Brother), ka grafika Powerpoint-i dhe transmetohet një herë në javë.
Sidoqoftë, është një variant tejmase simpatik i dating show-t. Veçanërisht nëse të ka ardhur në majë të hundës duke parë sa të kuruara janë vajzat e Përputhen.
Ja, një variant më i thjeshtë dhe pa pretendime i Teas:
Ja dhe një variant me makeup pakëz më të rënduar i Anës 1:
Një vajzë e pjekur sepse Përputhen ka Mevlanin, It’s My Love ka Lolën:
It’s My Love ka dhe një vajzë të re e cila i bën “llugë” djemtë me bojën e flokëve:
Dhe sigurisht, ka çuna me modele flokësh:
Dhe një opinionist, i cili në rast se në studio hyjnë hajdutë të armatosur më qëllimin për të vjedhur kanaçet me pije energjike, mund të fshihet shumë shpejt pas perdes:
It’s My Love ka mbi 200 mijë klikime për secilin nga episodet e para në Youtube, kështu pra nuk duhet kurrsesi ta humbisni. Ndonjëherë, disa gjëra janë kaq të këqija, saqë bëhen të mira.