Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, u rikthye të fliste sërisht në lidhje me episodin e pakendshëm të karriges së munguar gjatë takimit me presidentin turk Erdogan që zemëroi botën.

“A do të kishte ndodhur sikur të kisha veshur një xhaketë dhe një kravatë?”. Përtej mizogjinisë së dukshme të Kryeministrit turk, vlen të pyesni se sa episode karrigesh mohohen çdo ditë që gratë duhet të dëshmojnë. Edhe mes më të ndriçuarve e europës”

“Unë jam gruaja e parë  presidente e Komisionit Europian. Unë jam presidente e Komisionit Europian. Dhe kështu prisja të trajtohesha në një vizitë në Turqi dy javë më parë, si presidente i Komisionit, por nuk ndodhi në këtë mënyrë “.

Me kamerat e fikura, sa mizogjini e seksizëm i patreguar ekziston?

Fjalët e Presidentes të Komisionit janë aq të qarta sa është e pamundur t’i keqkuptojmë ato. Skandali i divanit dhe karriges së munguar shpërtheu për shkak të rëndësisë së personazhit të presidentes së Komisionit Europian. Por çdo ditë, pa zhurmën mediatike, sa gra zhvlerësohen në pozitat e tyre të pushtetit ose punës? Sa grave u hiqet karrigia e duhur?

Ky është një problem që shkon përtej episodit në fjalë dhe na kthen në realitetin e përditshëm, atë të pabarazise gjinore.

“Kur arrita në takim, në dhomë kishte kamera. Falë këtyre, videoja e shkurtër e mbërritjes sime u bë menjëherë virale dhe u bë lajm në të gjithë botën. Nuk kishte nevojë për titra. Nuk kishte nevojë për përkthime. Imazhet folën vetë. Por të gjithë e dimë: mijëra incidente të ngjashme, shumica prej tyre shumë më serioze, kalojnë pa u vërejtur. Askush nuk i sheh ose nuk i dëgjon ato. Sepse nuk ka aparat fotografik. Sepse askush nuk u kushton vëmendje. Ne duhet të sigurohemi që edhe këto histori të tregohen! “

Në videon e mëposhtëme do të gjeni deklaratën e plotë të Presidentes Von der Leyen :

Historitë e diskriminimit të zakonshëm duhet të tregohen sepse nuk ka asnjë vend që mund ta konsiderojë veten të imunizuar nga zbatimi i këtyre modeleve të vjetra, në të cilat gratë në pushtet nuk ekzistojnë ose, nëse ka, ato vendosen në plan të dytë. Nëse Turqia shquhet për të drejtat e mohuara dhe daljen nga Konventa e Stambollit, në Europën perëndimore nuk mund të jemi të kënaqur nga këndvështrimi i prapambetjes gjinore.

Kjo është arsyeja pse fjalimi i Ursula Von der Leyen duhet të na shqetësojë por gjithashtu nxisë të tregojmë e të flasim në lidhje me këtë temë, e mbi të gjitha duke i dhenë rëndësinë e duhur.