Diagnoza e anoreksisë nervore e modeles plus size Tess Holliday ka ndezur mosbesimin dhe obezo-fobinë. Ekspertët thonë se kjo kontribuon në një keqkuptim të rëndë në lidhje me çrregullimet në ngrënie.
“Unë jam anoreksike dhe po shërohem. Nuk kam turp ta them më me zë të lartë”, shkroi Holliday në Twitter në 1 maj. “Unë jam rezultat i një kulture që celebron të qenit e dobët dhe e barazon atë me vlerën, por unë mund ta shkruaj historinë time tani. Më në fund jam në gjendje të kujdesem për një trup që e kam ndëshkuar tërë jetën time dhe më në fund, jam e lirë”.
Shumë nga ndjekësit e Holliday, (92k në Twitter) e falënderuan për rrëfimin. “Është kaq e rëndësishme që njerëzit ta dinë që çdokush, me çfarëdo forme ose madhësie, mund të ketë anoreksi,” shkroi një përdorues i Twitter-it.
Megjithatë, shumë nuk e pranonin dot idenë. “Anoreksike ???? Unë mendoj se tik e probleme me dismorfinë e trupit …” shkroi në Tëitter një përdorues. “Dikush që peshon kaq, nuk është anoreksike”, shtoi një tjetër. “Në fakt është fyese për njerëzit që po vdesin nga uria.” Dhe: “Ajo është e kundërta e anoreksikes”.
Të enjten, Holliday, 35, tha për Good Morning America se edhe ajo kishte luftuar për të pranuar diagnozën. “Gjithmonë kam menduar se e teproj”, tha ajo. “Por e vërteta është se, kur njerëzit rreth meje thonin,”Oh po, unë hëngra më shumë se Tess, dhe për mua kjo ishte si të kisha marrë medalje nderi.”
“Unë kam pasur shumë mesazhe nga njerëz që janë anoreksikë që janë të zemëruar, sepse ata mendojnë se po gënjej”, shtoi ajo.