Tani që s’ka yje për të hyrë tek ne
Vështro dritaren e hapët të qiellit
Kornizën e nderë të degës pa fole
Lirinë e pamasë të krejt bojës qiell.

Vështro cukatjen e zërave mbi vesë
Dhe mbi vesë pasqyrimin e çative
Vështro si thyhen ëndrrat nëpër mëngjes
Vështro renë e grisur sipër të dyve.

Ti kurrë s’e ke parë qiellin nga ky prehër
Ke vështruar fytyrën time gjithnjë
E mbi mua hijen prej trungu te gjerë

Por shih si bie mëngjesi mbi letër
Si shkohet edhe ai nëpër fillin tend
Ku shkuar janë, me horizonte të tërë.

Shtator 2012