Nuk i ndjek më lajmet,
Kam frikë monstrat,
gjakftohtë, me penela në duar.
I kanë ngjyrosur muret,
Që kur unë luaja kukafshehti me fëmijët e lagjes.
Por lajmet janë aty
flasin me gjuhën e Protestantëve,
Duke mpirë neuronet
Si dozë varësie.
Ndërkohë trapanët e ndërtimit
I kanë zënë vendin trumpetave,
Ndërsa në llogore ka veç beton arme.
Trupat, i mbledhim pas orës 11,
I mbledhim si tabelë excel-i
I shpallim si lajm i tretë.
As teatër s’ka më
Shakespeare dridhet në varr
Kush e di, ç’kryedramë do kish shkruar?!
Tani, abetarja s’ka më rëndësi,
As mësuesit s’kanë rëndësi,
Se në klasa s’ka më fëmijë.
Tani kemi mbetur fare pak
Madje dhe armiqtë kanë ikur.
Tani jemi vetëm të kuq dhe blu,
Prodhojmë vetëm lejla të shpëlarë,
Që njofton diagnozën tonë terminale.
Kryepeshkopin e ndërruam,
Por Zoti, s’duket gjëkundi.
As Imami nuk dëgjohet më
Prej minareve oshtin:
Një këngë franceze.