The drama and the Queen
Nuk ka përgjigje absolute për pyetje relative. Ja pergjigjia që në fillim, pa suspansë.
E di që duam të gjithë atë listën e famshme me 3, 5 apo 10 pika që na japin rrugën drejt suksesit, por nuk ju kam besuar kurrë listave. Ndaj le ta shohim çështjen në një këndvështrim tjetër.
8 miliard qenie njerëzore në planet nuk mund të udhëhiqen nga një formulë, sado gjithëpërfshirëse në ligjin e tërheqjes nuk mund të ekzistojë receta.
Ding-Dong duhet të ndihesh e cliruar, jo e zhgënjyer nga kjo përgjigje.
Përjashtimi i listës të përfshin 100% ty në pergjigjen e sakte për pyetjen aq jetike.
Përgjigjia e sakte në këndvështrimin dhe eksperiencën time (për)puthet me pyetjen në 3 pika.
- Të jesh e sigurtë dhe tërheqëse në bazë të asaj që ti konsideron të tillë përbën thelbin e asaj që ti do tëarrish. Beja këtë pyetje vetes. Rendit dhe përshtat ato cilësi me karakterin tënd e thjesht LET YOURSELF BE!!!
- Mos e konsidero tjetrin të paafte për të gjykuar apo për të vënë re detaje. Harroji teorite e tipit “meshkujt nuk venë re”.
Meshkujt VENË RE!!! Ndryshe nuk do “perzgjidhnin”. Cilësitë e tua do i bien në sy të duhurit. (Që do të thotë atij që e mendon si ty dhe rrjedhimisht atij që do të të përshtatet) Në fund të fundit të jesh e preferuara e të gjithëve nuk është fitore!
- (Për)puthjen e tretë e lëmë të nënkuptohet. Ti je një femer e sigurtë dhe tërheqëse dhe nuk ke nevoje të bësh gjëra për t’u dukur.
Nëse fiton betejën me veten ke fituar gjithë luften.
Dil përpara pasqyrës tani dhe thuaji vetes sa e mrekullueshme je!!!