Kush tjetër e ka ters të martën?


Ndarja është gjithnjë një opsion nëse ekziston një lidhje. Duket si frazë zhgënjyese kur në fakt për t’ju pergjigjur pyetjes në titull unë supozohet të jap shpresë dhe pozitivitet. Por realiteti ndonjëherë i superon këto të dyja, duke na falur eksperiencen. Me anë të saj pastaj, arrijmë aty ku herën e pare s’mundëm.

Së pari nuk jam për krahasim lidhjesh. Eksperiencë në këtë rast do të thotë që, pasi e kemi share dhe mallkuar ditëziun që na “theu zemren” (ose krenarinë), të reflektpjmë për të kërkuar një herë brenda vetes. (Ku i dihet)?

Jo, nuk po them qe e ke fajin Ti. Po them që ndoshta në mes të rrëmujës,pak nga emocioni e pak nga dëshira e tepruar për të pasur lidhjen perfekte, i ke bere gjërat corap dhe ke treguar anën tënde më të keqe. Kështu që ditëziu (ndoshta duhet thënë ditëkaltri) është trembur dhe larguar. 

Arsye për ndarje ka shumë. Janë po aq sa ato për të ndenjur me dikë. 

Ndonjëherë ato arsye për të cilat u interesuam për dikë janë ato që nuk “i perballojme” dot. 

Hiqi nga mendja teoritë e tipit “ai s’të meriton” “ai s’të përballon dot”! Janë ngushellime të shekullit të kaluar. 

U ndatë sepse nuk ishit të duhurit për njëri tjetrin! 

Dashuria mbaron ose nuk lind fare. (Mos i hyjmë pastaj “ai tha se më donte”) 

Të gjithë sot themi gjëra që s’i besojmë as vetë, ose që na duken të vërteta për momentin.

Ceshtja eshte kjo. 

Shumicë e rasteve jemi duke dalë me dikë që nuk po na kerkon ne. Po po! 

-Kërkon eksperiencë 

-Sapo ka dalë nga një lidhje e gjatë (dhe ribashkohet)

-Ka probleme me veten dhe raportimin me të tjerët ndoshta edhe nga mungesa e pjekurisë

-Nuk çlirohet dot nga komentet e dynjasë

-Ka lidhje te dyfishtë

-Ja kemi nxirë jetën me skena xhelozie

……lista është shumë e gjatë

Nuk është fundi i botes. Përpara se të mbarosh gjithë letren e kuzhines… pyetja e duhur per t’u bërë nuk është pse u ndamë, por pse “ u lidhem”?

  • Ishim të dashuruar
  • Ju përgjigja kot ngacmimeve të tij
  • Isha kurioze
  • Kisha nevoje per sex
  • Nuk rri dot vetëm
  • Kish gjithë tiparet e Princit të Kaltër…

E di që nuk i fshihesh dot ndërgjegjes dhe po thellohesh pak në këto opsione. Në fund të fundit vetëm nëse përgjigjia e saktë është e para, ke të drejtë të qash e të mbledhësh lagjen. 

Por nese është e para, dashuria gjithnjë e gjen rrugën. 

Pra , cila ishte pyetja dhe një herë?!