Fjala është një element kryesor dhe shumë i rëndësishëm në shoqërinë tonë. Madje shumë herë i veshim dhe ngjyrime mistike, apo karakteristika që shërbejnë shpesh si “rregullator të sjelljes. Ky fenomen sigurisht nuk është i ri për shoqerië tonë, përkundrazi, që në lashtësi e kemi hasur këtë koncept. Mjafon të lexosh pak mbi prejardhjen tonë, gjuhën, historië e zhvillimin psiko- kuluror për të mbështetur këtë qasje.
Duke u nisur nga ky koncept, do të doja të shtroja disa pyetje ne lidhje me mënyrën tonë të të shprehurit, fjalëve, komunikimit, sidomos kur trajtojmë tematika që kanë të bejnë me vajzat dhe gratë. Sa rendesi u kushtojmë e si ndikojnë ato në krijimin e modeleve e sjelljeve.
Janë gjithmonë korrekte?
Fjalët, shprehite popullore, etiketimi kushtëzojne jetën e vajzave dhe grave?
C’farë mund të bëjmë për të c’rrënjosur shprehi ofenduese ose etiketuese nga fjalori yne?
Le të fillojme ti përgjigjemi pyetjes së parë. Mendoj që komunikimi ëeshtë baza mbi të cilen mbështetet funksionimi i c’do marrëdhenie njerëzore. C’do shoqëri vendos rregulla të shkruara e jo të shkruara, mbi mënyrën e komunikimit. Kjo mënyrë krijon në pavetëdiije shprehi të cilat në bazë të zhvillimit kulturor e ekonomik vishen ose jo me paragjykime e steriotipe.
Ne për fat të keq, jemi të tejmbushur me këto dy të fundit,
- po hë se femer je…
- c’e ke këtë veshje si prostitutë…
- vajzë budallaqe…
- vajza mire nuk i kthen fjalën burrit…
- hë se bjonde je, nuk mund të jesh dhe e zgjuar…
- kush të rreh të do…
- o bjonde e ke rradhën sonte…
Këto janë vetëm disa nga shprehitë e etiketimet rëndom të të përditshmes sonë, por mund të rri e të shkruaj për ditë të tëra me rradhë dhe jam e sigurt qe nuk do të kishin fund. Shpesh herë shoqërohen dhe me “humor” por në të vërtetë, janë kushtëzime , janë modele sjelljeje të krijuara për një grup të caktuar që historikisht është drejtuar gjithmonë drejt zbatimit të tyre e jo mendimit të lire.
Në mënyre jo të drejtpërdrejtë, që në vogëli jemi të drejtuara të zgjedhim atë që të tjerët mendojnë se është e drejtë për ne, atë që plotëson kriteret e “femrës etalon”.
Mjerë ajo që vendos të shkojë kundër e të vendosë vetë mbi veten sepse BOOM!!!!!!!!!!
Bresheri etiketimesh e fjalë përbuzëse.
- femër e lehtë
- femër pa mend
- kurvë
- nuk deëgjoi të atin do na dëgjoje ne ajo”
- hë mo se ate e kap kollaj unë se mos ka mend për familje
- ajo ka ik nga shpia
Ky është realiteti. Ne jemi këto. C’farë mund të bëjmë për të ndryshuar ?
Po sikur të fillojme te përmisojmë fjalorin tone te gjithë , te zëvendësojmë këto shprehi, fjalë me të tjera që nuk kushtëzojnë, etiketojne e përbuzin vajzat dhe gratë?
Po sikur të fillojmë që në bërthamë, në familje, aty ku fillon e gjitha të mesojme se si ti drejtohemi mamasë, motrës, gjyshes?
Po sikur zhvendosemi jashtë bërthamës në lagje, dyqan, supermarket të mësojme si të flasim me shoqen e lagjes, shitësen, kasieren?
Po sikur të mos të fishkëllejm ose të “bërtasim” shprehi seksiste sa herë që kalojmë në rrugë, në shkollë, punë, universitet, zyrë?
Po sikur të zhdukim nga fjalori : erdhi minifundi bukur në shkollë
: ajo profesoresha është pele femër
…e shumë e shumë…te tjera.?
Duke njohur mentalitetin njerëzor , ndryshimi nuk do të jetë i menjëhershëm përkundrazi shumë i ngadaltë. Por, unë jam e mendimit që duhet të fillojmë të ngrejmë zërin, sepse nuk mund të jenë të shurdhët gjithmonë, veshët që u drejtohemi.
© Rezi Matmuja
Foto : piktura “ Kuadrati i zi” nga Malevič