Zgjohesh në mëngjes dhe bëhesh gati për ne shkollë, merr çantën dhe vesh rrobat dhe fillon rrugën për në shkollë. Ndërsa je në rrugë, fillon të mendosh se si dukesh, dhe me këtë dua të them “A më duken flokët mirë?” “A janë rrobat e mia në modë?”Ndërsa shkel në dyert e shkollës e sheh veten të reflektuar diku, futesh brenda dhe drejtohesh për në klasë. Ti hap çantën dhe nxjerr librat e orës së parë. Shumë miq që njeh hyjnë, kjo është koha kur fillon të jesh më e shqetësuar, por mundohesh ta shpërfillësh.
Fillon ora e parë dhe mësuesi vjen dhe përshëndet të gjithë e pastaj vazhdon mësimin. Pushimi prej 5 minutash fillon dhe je ulur në karrige duke përsëritur atë që ke mësuar sot, kalojnë 5 minuta dhe fillon ora e dytë e mësimit. Mësuesi hyn dhe pyet “Kush do të thotë mësimin e sotëm?”
Je e sigurt se e di mësimin do që të ngresh dorën, por… ke frikë prej gjykimit, “Po sikur të harroj fjalët e mia?” 2 sekonda më vonë një person ngre dorën dhe thotë mësimin dhe merr një +, ndërsa ti je ulur në faj duke menduar “Unë jam budallaqe pse më duhej të trembesha”.
Ky është oqeani që ti hyre mundohesh të notosh por shumë dallgë mendimesh të shtyjnë pas, po e njëjta melodi çdo ditë. Ke dashur gjithmonë të përmbushësh pritshmëritë e të gjithëve që njeh. Ti e di se duhet të besosh në vetvete por nuk mundesh sepse mendon shumë për çfarë mendojnë të tjerët, nuk do të turpërosh veten. Mendoj sikur nuk e kupton askush se si ndihem, e di çfarë do të thuash “Por ka plot njerëz të tjerë që kanë të njëjtat mendime” e vërtetë por dikush nuk e kalon njësoj si një person tjetër, do të ishte mirë po të kishte më shumë njerëz që e kuptojnë këtë.