Kater mure te bardhë
Te bardhë e të drejtë si horizonte
Mes tyre një llampadar
Që farfurit si hëna mes reve sonte
Përmbledhin gjithë qenien time
Gjithë trupin tim dhe gjithë dashuritë
Jam njëhsuar me to siç njëhsohen mendimet
Në mëngjes kur mes perdeve fillon të hyjë pak dritë
Jam njëhsuar me karrigen, me gotën, me poezitë
Dhe me veshjet e rozta të verës pas dere
Jam njëhsuar me ditët siç ato njëhsohen me njëra-tjetrën
Kur ndjen flladin e lehtë të bregdetit
Tek të farkëton fytyrën në fund të një vere
Jam njëhsuar me të tjerët
Kalimtarët
Pijedashësit e lokalit poshtë shtëpisë
Gjithashtu me tregtarët,
Shakatorët
Lajkatarêt
Dhe ushtarët e paepur të besimeve pa kishë
E megjithatë, jo me veten.