Pse jam kaq naive ne dashuri?
Në Pjesë më të madhe të kohës më duket sikur Kupidi më ka harruar vetëm mua. Para Shën Valentin ky mendim ngrihet në fuqi të 14-të. Si për ta nderuar lundroj e trishtuar në ujrat e ishullit “ForeverAlone” krijuar nga lotët e vetmisë sime. Po cfarë kam une që s’më ecën kurrë në dashuri?(Shkruan në inbox shoqja ime Ç)
Ja këtë ke! Këtë gabim GJIGAND në mënyrën e të menduarit. Kupidi të paska harruar!
A thua se gjithë çifteve që shikon në rrugë u dalin sytë zemra për njëri-tjetrin!!! Mos u krahaso me të tjerët nëse nuk je si ata.
Më ler të të them që gjysma pas Shën Valentinit do ndahen (lere pasataj ata që ndahen para).
Një pjesë e zgjasin e stërzgjasin se “bota” nuk i lë të ndërrojnë “partner”(e ndoshta në fshehtesi tradhëtojnë) (duhet të hap kllapa të tjera për të përmendur Andin dhe Tean)
Pjesa tjetër grinden qoftë edhe për vendosjen e gotave në tavolinë.
Ata që ngelen janë të dashuruar. Për ata nuk kam cfarë them. (Më shumë se edhe ata grinden).
Ti te cila kategori mendon se bëje pjese para FOREVERALONIZMIT?
Më saktë a do të doje të bëje pjese në një nga kategoritë? (Veç asaj të fundit se per atë e di që vdes. Ose jeton)
Për atë të përgjigjem menjëherë.
Një herë që je brenda nuk dilet aq thjeshtë.
Ti nuk e di sa me fat je, që je “vetëm”. Je zilia e gjithe kategorive të tjera.
Parfumi yt është më i shtrenjti dhe quhet LIRI e ky parfum nuk dhurohet për Shën Valentin se thonë që ndjell ters.
Naiviteti yt pra u shperbleka.
Dhe më ler të të them dhe një sekret tjetër:
Naiviteti yt meriton dashurinë që zgjat 365 ditë të vitit. E për atë nuk është përgjegjës Kupidi, por gjithë Universi.
Duhet vetëm të vësh veten në dukje dhe gjithë frekuencat në formë zemre do të bien mbi ty si rrufe.