Përgjumësh nuk është një blog vetëm për milenialët gjumashë. Përgjumësh është një blog edhe për ata të cilët zgjohen çdo mëngjes plot energji, pinë një gotë lëng panxhari dhe shkojnë në palestër; ata të cilët nuk konsumojnë kafeinë pasi dinë t’i ruajnë parametrat e trupit të vet e megjithatë, qëndrojnë të përgjumur kur vjen fjala për të kërkuar atë çfarë meritojnë. Madje, Përgjumësh nuk është as blog fare, porse një përpjekie e vazhdueshme, një proces i pambarim për t’u zgjuar prej letargjisë.