Petra Magoni është një këngëtare italiane e njohur për vokalin e saj të jashtëzakonshëm. Ajo është e aftë të shndërrojë një këngë të thjeshtë në një spektakël dhe për këtë i duhet vetëm tingulli i telave të kontrabasit të Ferruccio Spinetti- t. Që në moshë të re, filloi të këndonte në korin e fëmijëve dhe për shumë vite ajo ka eksperimentuar duke kenduar me grupe vokale të llojeve të ndryshme. Studion Kanto në Konservatorin e Livorno- s dhe Institutin e Muzikës së Shenjtë në Milano e më pas specializohet në muzikën antike me Alan Curtis. Petra ka marrë pjesë dy herë në Festivalin e Sanremos. Në janar të vitit 2003 ajo takohet me Ferruccio Spinetti- n (kontrabasist i Orkestrës Piccola Avion Travel për 15 vjet) me të cilin si për shaka regjistroi albumin MUSICA NUDA. Që nga viti 2003 kanë bërë mbi 150 koncerte në vit të mbajtura në Itali, Francë, Gjermani, Austri, Spanjë, Greqi, Luksemburg, Belgjikë, Hollandë, Zvicër, Rusi, Tunizi, Shtetet e Bashkuara, Kinë, Ekuador, Izrael, Mali i Zi, Kanada, Serbi, Shqipëri. Dhe në  shumë salla koncertesh dhe teatro prestigjioz duke përfshirë: Teatrin S. Carlo në Napoli, Olympia në Paris, Pubin e Joe-s në Nju Jork. Gjatë karrierës së saj ka shumë bashkëpunime me muzikantë italianë dhe jo vetëm si Stefano Bollani, Ares Tavolazzi, Al Jarreau, Bojan Z, Erik Truffaz, Paolo Benvegnu ‘, Antonello Salis, Nicola Stilo, the Tetes de Bois, Morgan, Jaques Higelin, Gjenevë nga Marco, Avion Travel, Les Anarchistes, Massimo Ranieri, Sanseverino.

E dashur Petra, jam e nderuar dhe e lumtur që të kam në rubrikën time Ruga. Le ta fillojmë këtë bisedë me “Musica Nuda”, si lindi ky projekt?

Takimi im me Ferruccio Spinetti-n ka qënë thelbësor sepse më përpara u përpjekur të bëja pak nga gjithçka, por në të vërtetë nuk i kisha gjetur akoma pikat e mija të forta. Ne u takuam në janar vitit 2003 në një Jam section dhe menjëherë bëmë një pjesë në duo. Ai filloi të luante Roxane e cila ishte një këngë që unë e njihja shumë mirë dhe e këndova me të. Menjëherë u habitëm me tingullin që dy instrumentet tonë prodhuan së bashku. Aty i thamë njëri-tjetrit se herët a vonë do të kishim bërë diçka së bashku. Pas disa javësh më duhej të bëja një koncert në një enotekë vere në Toskanë me një kitarist i cili u sëmur, por në atë kohë nuk mund të humbisja koncerte. Kështu që unë thirra Ferruccio-n dhe në një pasdite ne provuam rreth tridhjetë pjesë për programin e koncertit. Peshkuam nga repertori i përbashkët duke filluar nga standardet e jazz-it deri tek këngët e Beatles, Battisti- t. Atë natë luajtëm në akustikë midis tavolinave dhe morëm një përgjigje shumë të mirë nga publiku. Që atëherë nuk kam luajtur kurrë më me atë kitaristin që u sëmur (qesh).

Si ka evoluar projekti juaj?

Unë dhe Ferruccio kurrë nuk do ta kishim imagjinuar që ky projekt i vogël i lindur me shumë entuziazëm, do të na jepte mundësinë për të bërë gjithçka që kemi bërë. Ne kemi luajtur në të gjithë botën, përfshirë këtu në Teatrin e Operës së Tiranës, në Rusi, Amerikën e Jugut, Neë Nork.  Kemi 18 vjet qe luajmë bashkë  dhe kemi bërë 11 albume nga të cilat 3 ishin regjistrime live. Me rastin e 18 vjetorit ne jemi duke përgatitur një disk me këngë të reja për fëmijë pasi tani jemi maxhoren (qesh). Do të jetë një disk me këngë italjanë të kompozuara nga ne por edhe të shkruara nga artistë si Simone Cristicchi, Max Casacci dhe shumë autorë të tjerë që shkruajnë  për ne si Susana Parigi, Francesco Cusumano etj. Jemi në një fazë finale dhe tani duhet të kuptojmë se si ta nxjerrim e promovojmë, sepse në këtë periudhë nuk është e lehtë, por shpresojmë të jemi në gjendje ta bëjmë atë deri në fund vitin 2021.

Na flisni pak për albumin “Live a Tirana”?

Së pari, duhet të them se ishte një koncert shumë i bukur dhe pse është regjistruar me disa mjete të improvizuara sepse nuk ishte parashikuar. Inxhinieri ynë i zërit regjistron çdo koncert për arkivin tonë. Duke dëgjuar koncertin që bëmë në Tiranë  na pëlqeu me të vërtetë shumë sa që u kthye në albumin “Live a Tirana”.

Keni ndonjë kujtim të veçantë nga Shqipëria?

Më pëlqen shumë të vizitoj dhe të njihem pak më shumë me vendin ku shkoj të këndoj. Duke shkuar si këngëtare pra një person që punon është më e lehtë që të futem në konfidenca me vendasit të cilët më tregonjnë shpesh pjesë të vendit që një turist nuk do ti vizitonte. Kam vizituar muzeun kombëtar përballë Teatrit të Operës së Tiranës. Ishte shumë interesante të zbuloja shumë gjëra gjithashtu ato në lidhje me historinë e viteve të fundit të Shqipërisë, fakte që nuk i  dija. Gjithçka që më bën të zbuloj historinë e një vendi ose çfarë ka ndodhur atje është gjithmonë shumë interesante dhe gjithashtu më jep mundësinë të krijoj një kontakt tjetër me publikun gjatë koncertit.

“Musica Nuda”, Flauti Magjik dhe Don Giovanni!

“Musica Nuda” nuk është një kafaz. Unë kam bashkëpunuar me Orkestrën Piazza Vittorio, me Luigi Cinque, me Ilaria Fantin me të e cilen kemi bërë një album që është në pritje të dal. Sapo është publikuar disku me Paolo Fresu dhe shumë artistë të nivelit të lartë kushtuar muzikës së David Boëie dhe këtë verë duhet të kem shumë koncerte me ta. Të gjitha këto përvoja pasurojnë projektin “Musica Muda”. Me Orkestrën e Piazza Vittorio- s bëra dy produksione të bukura jo vetëm nga pikëpamja muzikore, por edhe nga aspekti i vënies në skenë të këtyre operave . Si Flauti Magjik ashtu edhe Don Giovanni nuk ishin thjesht koncerte por i kemi vënë në skenë. Dy përvoja shumë të ndryshme. Në Flautin Magjik unë isha Mbretëresha e natës dhe e fitoja publikun nëpërmjët arjeve të famshme të këtij personazhi. Nga pikëpamjaskenike është mjaft standarde ajo vjen e zemëruar, e trishtuar dhe e dëshpëruar këndon ariet dhe largohet.

Don Giovanni secondo Orchestra di Piazza Vittorio!

Ndërsa Don Giovanni ishte shumë më i vështirë sepse nga pikëpamja vokale nuk kishte pika shpërthyese, kështu që ishte një punë shumë e vështirë dhe e rëndë psikologjike e interpretimit sidomos kur ne bënim shfaqje të dyfishta. Çdo mbrëmje Don Giovanni përballet me vdekjen duke thënë “jo, nuk pendohem për asgjë” një gjë me të cilën jam dakort por duke e rijetuar çdo natë dhe shpeshherë dy shfaqe në ditë, ishte e vështirë. Duhet të them që më mungon shumë. Bukuria e këtyre prodhimeve të mëdha, pavarësisht se çfarë luhet  në skenë është se jemi shumë artistë që takohemi gjithashtu dhe përplasemi me njëri tjetrin, por kjo është bukuria e ndërtimit të diçkaje së bashku, të gëzuartit së bashku, të besuar në një gjë së bashku, kjo na bën më njerëzorë.

Je ndjerë ndonjëherë Përgjumësh artistikisht?

Absolutisht po, sidomos në këtë kohë pandemie. Fakti që kishim shumë kohë të lirë në periudhën e parë u pa gjithashtu si një luks që nuk mund ta kishim kur ishim në turne. Por përveç këtij faktit ishim të gjithë në të njëjtën situatë. Ky bllokim të dytë ishte për mua thellësisht i padrejtë, dhe kur ka një padrejtësi unë nuk jam mirë. Teatrot e kinemat ishit të gjitha të mbyllura ndërkohë që autobusët qarkullonin plotë, qendra tregtare të hapura etj. Më dukej e palogjikshme dhe mbi të gjitha thjesht e padrejtë. Kështu që nuk e jetova mirë dhe si pasojë këtë kohë të lirë që kisha nuk ishte në gjendje shfrytëzoja mirë. Muzika gati më lëndonte kur e ta dëgjoja. Derisa erdhi pranvera mendojase gjithçka që kisha besuar në jetë ishte e padobishme, ishte një moment i shkurtër por ndodhi. Më pas normalish e morra veten në dorë dhe i thash vetes që nuk është kështu. Albumi i sapo me dalë me Paolo Fresun-n e quajtëm “Heroes” dhe për faktin se të vazhdosh të besosh në ate që bënnë këtë periudhë ka pak heroizëm brenda.

Çfarë mesazhi ke për artistët?

Të reflektojmë për rolin e artit.

Ti japësh gjithmonë rëndësi asaj që të jep përfitim të menjëhershëm është thellësisht çnjerëzore. Qenia njerëzore nuk përbëhet vetëm nga jeta biologjike dhe konsumi, por edhe nga emocionet, nga krijimtarija dhe të qëndruarit e ndarit gjërat me të tjerët. Ne i përkushtohemi me mish e shpirt punës sonë, na pëlqen dhe e bëjmë me pasion. Ne ngjitemi në skenë dhe marrim duartrokitje. Duhet vazhdojmë të besojmë në bukurinë dhe rëndësinë e asaj që bëjmë.

Petra faleminderit për intervistën dhe të uroj shumë suksese!