Kthimi i Met Gala pas një ndërprerjeje 1-vjecare është padyshim një sinjal feste. Me temën: “Në Amerikë: Një Leksikon i Modës”, MET Gala hapet në 18 Shtator dhe premton të jetë një zhytje e thellë në identitetin e dëlirë amerikan. Superstarët e të ashtuquajturës gjenerata Z; Timothée Chalamet, Billie Eilish, Naomi Osaka dhe Amanda Gorman; do të jenë bashkëdrejtues, ndërsa Tom Ford, Adam Mosseri dhe sigurisht e pazëvendësueshmja Anna Wintour do te zënë karriget e nderit.
Edhe pse të rinj, secili nga mikpritësit e natës ka dhënë gjurmët e veta në modë. Pasi theu normat stereotipike të veshjes burrërore me performancën e tij të “Call Me By Your Name”, Chalamet është bërë djaloshi më me ndikim në modë. Ndërthurja e pazakontë që ai u bën veshjeve të përditshme dhe mungesa e një stilisti janë ndër gjërat që e veçojnë stilin e tij.
Po kështu, gatishmëria e Eilish për të përqafuar një estetikë po aq novative sa muzika e saj ka shtyrë markat ta kenë në qendër të vëmendjes dhe ka ndryshuar rregullat e lojës, për sesi duhet të vishet një popstar. (Britney?!)
Secili prej katër mikpritësve të Met-it mishëron faktorin përcaktues të stilit amerikan: individualizmin. Ndonëse me qasje të ndryshme për modën, pasioni i tyre i përbashkët për të shprehur veten përmes veshjeve është çfarë i bashkon me temën e mbrëmjes. Chalamet, Eilish, Osaka dhe Gorman të gjithë kanë zhvilluar një gjuhë të veçantë vizuale për personat e tyre publikë, një gjuhë që informohet nga trashëgimia e modës ikonike e bërë në Sh.B.A.
Burimi: Vogue