Kush e vërshëllen këngën e bulkthave
Pasditeve në verën e vonë kur dielli feks

Mbi pemët që flokët i mbështesin te njëra-tjetra si dashnorët skutave?
Kush e murmurit zërin e mbytur të marmitave?

Është dikush që këndon kësisoj pa u dukur
Ka njerëz që e quajnë Zot e të tjerë natyrë
E pandryshueshme e gjërave për të bërë zhurmë
Zogjtë duan të ndihen unë dua të ndihem
Unë dua të ndihem e lumtur më shumë se të dëgjohem