Kam studjuar për të ëndërruar!

Salvatore Frega është një kompozitor arbëreshë lindur në Cosenza në 1989. Falë prindërve i afrohet pianos që në moshen 4 vjeçare, për mos t’ju ndarë më muzikës. Pasi ka mbaruar studimet për piano në Konservatorin “Stanislao Giacomantonio” të Cosenza-s ka vazhduar më tej studimin për kompozicion në të njëjtin konservator. Po në kompozicion është perfeksionuar në Scuola di Musica di Fiesole e më pas dhe në Akademinë Santa Cecilia në Romë nën guidën e Ivan Fedele. Gjithashtu ka studiuar me kompozitor me famë botërore si Salvatore Sciarrino e Giacomo Manzoni. Pavarësisht moshës së tij të re ka fituar çmime të ndryshme nacionale e internacionale e githashtu veprat e tij janë luajtur brënda dhe jashtë italisë. Është themelues i Akademise Muzikore të Versilias.

Salvatore Frega është një nga kompozitorët e rinj më premtues te panoramës artistike.

I dashur Salvatore jemi shumë të lumtur për intervistën, e doja ta fillonim pikërisht nga origjina juaj arbëreshë e si ajo ka influencuar në jetën e krijimtarinë tuaj.

Unë vij nga Firmo një qytezë që ndodhet në veri të Kalabrisë. Ka qënë një nga vendet e para ku janë strehuar shqipëtarët që në 1500 mbas sulmit turk kunder Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në fakt në të gjitha sheshet e qytezave arbëreshë gjendet statuja e tij.

Disa nga këto vende kanë ruajtur një traditë fetare katolike ortodokse. Jam rritur duke dëgjuar muzikën ballkanike. Kur kam filluar të flas fjalët e para i kam shqiptuar në shqip e më pas kam mësuar italishten në shkollë si pjesa më e madhe e ne arbëreshëve. Kam lindur e jam rritur në këtë kontekst dhe këto tradita shekullore i kam marrë me vete në Toskanë ku jetoj sot. Jam ai që jam sot sepse i përkas kësaj kulture.

E gjeni veten tek kultura dhe karakteri i shqipëtarëve sot?

Gjej tek vetja dëshirën dhë forcën për t’ia dalur në jetë, për tu rritur si person e artistikisht, dhe gjithashtu me deshirë për të jetuar me pasion dhe rrespekt për të tjeret. Të gjitha këto tipare i gjej në popullin shqipëtar.

Si është të jesh kalabrez dhe arbëreshë njëkohësisht?

Shpeshherë ndjej se jam i huaj dyfish, e para sepse jam kalabrez dhe dyta sepse jam arbëreshë!

Jetoja në një qytezë të vogël të rrethuar nga natyra por që ofronte pak mundesi për tu rritur artistikisht e për të realizuar edhe pse dëshirat dhe ëndërat ishin të mëdha. Kam studiuar për të ëndërruar: është diçka që më karakterizon dhe sot. Kjo ëndërr ka qënë pjesë e imja dhe e shumë përsonave që kam njohur. Kur takoheshim me shokët, i jepnim forcë njëri tjetrit duke thënë: “vazhdojme të studiojmë sepse është e drejtë të ëndërrojmë”!

Si ka arritur një kompozitor i ri si ju të marrë pjesë në një nga festivalet më të rëndësishëm ndërkombetarë të muzikes siç është Festivali Puccini i cili ruan e percjell brez pas brezi traditën e muzikës së kompozitorit të madh Giacomo Puccini?

E thatë ju “tradita”! Nuk e kam braktisur kurr traditën e madhe të muzikës klasike. Kompozitorët janë vazhdimisht në kërkim të risisë. Artisti duhet te jetoj kështu, në kërkim e në studim të vazhdueshëm për tu përmirësuar e gjetur ide të reja. Unë kërkoj ta bëj këtë duke mos harruar kompozitorët që kanë ardhur përpara meje, ata kompozitorë që kanë bërë historinë e muzikës. Është falë tyrë që kemi këtë trashëgimëri. Duke mos harruar të shkuarën mundohem të eksperimentoj me tingullin dhe jo me zhurmën.  Në vitet 70’ kompozitorë të ndyshëm kanë filluar të ëksperimëntojnë. Unë kërkoj të sjell risi duke rrespektuar notat dhe tingullin. Duhet të kujtojmë se tingulli është prezent. Ky është objektivi im, të mos i largohem traditës së muzikës klasike. Festivali Puccini nuk ka shumë që i është hapur muzikës bashkëkohore klasike. Kur më telefonoi personalisht drejtori artistik i festivalit Giorgio Battisteli dhe drejtori gjeneral Franco Moretti, u ndjeva shumë i lumtur dhe i nderuar nga kjo mundesi, por gjithashtu ndjej shumë përgjegjësi. Më kanë komisionuar një pjëse për ansambël dhe zë recitues me të cilën do të debutoj në edicionin e 67-të të Festival Puccini në Torre del Lago me 8-9 gusht 2021.  Teksti është i filozofit e shkrimtarit Franco Marcoaldi. Ky tekst flet për puthjen, puthjen e mohuar e bën të vibroj shpirti. Flët për kontaktin e munguar gjatë periudhës së pandemisë. Në skenë do të jete protagoniste aktorja e mirënjohur Anna Bonaiuto së bashku me ansamblin Bernasconi të Akademiasë së Scala-s drejtuar nga M° Marco Angius.

Fillimisht mendoja një tekst të kënduar por më pas dukë e lexuar më mirë mendova që duhet të ishte rrecituar. Fjala e kënduar do ta kishte dërguar vëmëndjën në drejtim tjetër, ndoshta dhe larg vetë fjalës.

Do të jetë një emocion për mua të kompozoj një oper në shtëpine e Giacomo Puccini-t, pak a shumë në të njëjtën moshë kur vetë kompozitori ka bërë debutin e tij. Emocion i papërshkrueshëm.

Mund të na tregoni diçka që ju ka mbetut në mëndje nga profesorët tuaj që e kujtoni dhe sot?

Kam studiuar në Akademine Santa Cecilia në Romë me Maestro Ivan Fedele. Në një nga leksionet më pyet? “Përse ke shkruar këtë melodi, nga vjen dhe si lind”? Përgjigja ime ishte: “sepse më pëlqen, sepse është e bukur” e realisht nuk kishte një arsye të saktë. Më pas maestro Fedele mu përgjigj: “ke të drejtë: ne kompozitorët jemi ingenier dhe arkitekt, duhet të kurojme pjesën teknike si ingenieret e atë të bukurisë si arkitektët.

Jeni kompozitor e njëkohësisht sipërmarrës i vetvetes. Si e jetoni ju kete gjë e si e jeton ambjenti artistik që ju rrethon?

Për mua është natyrale. Kompozitorët e së shkuarës kanë qënë promotor të vetvetes. Mjafton të mendojmë Mozart-in që ka udhëtuar në të gjithë europën për të përhapur muzikën e tij. Ishte promotor i vetvetes. Ajo që kam kuptuar është se duhet të jem sipërmarrës i vetvetes pa hequr dore nga të qënurit artist. Shpeshhere ambienti artistik nuk e mendon në këtë mënyrë. Shumë artistë jetojnë me idenë romantike të artistit që jeton i izoluar nga bota, e që kompozitori duhet të shqehtësohet vetem që të kompozojë. Pastaj mendon dhe që komisionimet e punëve do bien nga qielli, që dikush zgjohet në mëngjes dhe i kerkon të shkruajë. Për të mundësuar këtë je ti që duhet të lëvizësh për të bërë të mundur që të të thërrasin, ndryshe askush nuk do të kujtohet për ty. Për fat të keq edhe nësë je një kompozitor i madh nëse nuk leviz që të promovohesh e ti krijosh vetes mundesira, që ndryshe do të thotë të jetosh botën e muzikës 360% do të vdesësh i mbyllur në muzikën tënde.

Ky koncept vlen për muzikantët në përgjithësi. Nëse nuk zgjohemi në mëngjes me objektivin për të studjuar dhe “shitur” muzikën tonë, imazhin tonë, që do të thotë ti japim mundësinë të tjerëve të na njohin gjithmonë në një mënyrë natyrale dhe origjinale, është e vështirë tja dalim.

Salvatore Frega është themelues i Akademisë muzikore të Versilias.

Cila është rregulla e parë e të qenit sipërmarrës i vetvetes?

Me siguri rregulla e parë është rrespekti për tjetrin në çdo formë. Një ditë një i njohur i imi që ka studjuar me Petrassi-n më ka treguar se kur shkonte në mësim në shtëpinë e tij e gjente të veshur në mënyrë perfekte. Unë e pyeta përse sipas teje të priste kështu? E mu përgjigj duke më thënë, se mendonte që Petrassi e bënte për rrespektin që kishte drejt meje.  Sensin e rrespektit drejt njerzve e gjej në këtë shembull, në çdo contest që ndodhem edhe në rolin e sipërmarrësit.

Dua gjithashtu t’ju flas për komunikim, një pjesë shumë e rëndësishme e të qënit sipërmarrës i vetvetes, dhe për gjithçka që rrethon botën tonë e që jo të gjithe e konsiderojnë.

Dua të saktësoj në fillim se të gjithë kemi studuar shumë. Unë kam studjuar piano, kompozicion me profesorët më të medhenj që jetojnë por i kisha idetë e qarta se çfarë do të bëja mbas studimeve. Institucionet nuk na ndihmojnë që të kuptojmë si të përballojmë botën e punës. Në realitet ne propozojmë gjithmonë muzikën tonë, pra kërkojmë ta “shesim” (e përdor gjithmonë me pikatore këtë fjalë) por duhet të kuptojmë si ta bëjmë akoma më mirë dhe në mënyrën e duhur per ne. Të promovosh veten nuk do të thotë të ulesh në nivel por thjeshtë të kanalizosh energjitë në mënyrën e duhur. Mua nuk më ndalon asgjë ti bëj të dyja, të shkruaj muzikë e në të njëjtën kohë të kuptoj se si ta promovoj atë sa më mirë.

Cili artist është pika juaj e referimit?

Stravinkij është absolutisht pika ime e referimit. Kuronte estetikën, ishte sipërmarrës dhe kompozitor i shkëlqyer. Si ai askush për një motiv të thjeshtë: nëse shkojmë të shikojmë fotot dhe videot e tij, vëmë re se është njo rus pak jashtë klisheve. Zakinisht rusët janë meshkuj të gjatë e imponent fizikisht, ndërsa Stravinskij ishtë i shkurtër e i imët për mua absolutisht i bukur e shumë karizmatik.  Më ka mahnitur gjithmonë figura e tij. Kur shfaqej dhe në një foto të thjeshtë në momente të zakonshme të dites ishte gjithmonë perfekt, e i jepte hapsirë dhe komunikimit jo muzikor, ishte imazhi i tij qe komunikonte. Kam përpara syve një foto e tij duke ngrënë mëngjes, dhe aty shfaqet në maksimumin e elegances së tij.

Normalisht e gjithë kjo i bën kornizë një bagazhi muzikor të pashterrshëm dhe të rëndësishëm që na ka trashëguar, ishte një njeri me vizion.

Salvatore Frega me Budapest Symphony Orchestra MAV.

Keni qënë ndonjëherë artistikisht “përgjumësh”?

Po, kur kam vënë jetën time artistike në duar të dikujt tjetri, do me thënë i kam lenë vendimemarrjet për karrierën një agjenti duke menduar se do të ishte më i aftë se unë per të më promovuar.

Aty kuptova se i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Arrija të gjeja më shumë koncerte vetë në një muaj se sa më mundësonte agjenti im në një vit. Kështu kuptova që unë isha promotori më i mirë i vetvetes. Nuk e kam injoruar kurr faktin se një muzikant duhet ta provomovoj vetë muzikën e tij por gabimisht kam menduar se duke pasur një agjent do të kisha me shumë kohë të kompozoja. Nuk ka qënë kështu. Kuptova se nëse doja të “ëndërroja” duhet të isha unë përgjegjës i të gjithë aspekteve që i përkisnin karrierës sime.

Do të të pëlqente të krijoje një raport me Shqiperinë e ta vizitonit atë?

Në realitet nuk e di si e përse por mua më duket sikur kam qënë në Shqipëri. Është në ADN tonë. E ndjej shumë afër si vënd. Kur shoh e dëgjoj njerëz që flasin shqip u afrohem gjithmonë e më pëlqen të flas me ta e të njoh historitë e tyre, gjithashtu kam shumë miq shqipëtar.

Në muzikën time ka shume shpirt dhe melos shqipëtarë. Babai im është një studioz i rëndësishëm i kulturës arbëreshë e jam rritur duke kënduar meloditë tona i veshur me kostumet tradicionale. Kur më pyesin nëse dua të ndërtoj një raport me Shqipërinë, përgjithem se në realitet e kam pasur gjithmonë.

Keni një mesazh për të gjithë artistët që ndodhen në vështirësi në këtë momënt pandemie?

Mos të harrojmë të ëndërrojmë, është një gjë që na karakterizon dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë.

Salvatore ishte një kënaqesi e veçantë t’ju kishim në rubrikën tonë. Shumë suksese në Festival Puccini dhe në të gjithë veprimtarinë tuaj.