Që prej fillimit të këtij viti ka pasur 159 vrasje të vajzave dhe grave dhe gati 20,000 ankesa të dhunës seksuale e verbale në këtë vend të Amerikës Qendrore, ku sistemi i drejtësisë nuk është në gjendje të japë një përgjigje efektive ndaj këtyre krimeve.

Në fillim të këtij viti, fushata #kamfrike filloi në Guatemalë, përmes rrjeteve sociale, nëpërmjet së cilave gratë rrëfyen më tej frikën e tyre  kundrejt dhunës seksuale. E gjithë kjo si rezultat i shumë rasteve të vrasjeve ndaj vajzave dhe grave. 

“Të shprehësh se kemi frikë është e natyrshme, aq më tepër me shifrat që ekzistojnë në Guatemalë dhe Amerikën Qendrore në idhje me dhunën gjinore. Përveç kësaj, është e nevojshme të shprehim këtë frikë, sepse në të kundërt, ajo do të na mbysë  “, tha një grua që mori pjesë në këtë fushatë në Twitter, e cila synon të ” zgjojë shoqërinë në mënyrë që të krijohen hapësira për të zhdukur dhunën ndaj grave dhe vajzave ” .

“Ne nuk duhet të jemi trimëresha, por të lira”

Aktualisht, nuk ekziston akoma një ligj kundër ngacmimit seksual, ligj që e klasifikon atë në vetvete si një krim, denoncohet nga organizatat feministe. Për këtë arsye, shumë gra kanë zgjedhur të raportojnë ngacmimet që kanë pësuar  në vitet e fundit në rrjetet sociale dhe madje kanë publikuar foto të burrave që akuzojnë për këto ngjarje.

Këto denoncime edhe pse nëpermjet rrjeteve sociale kanë ndihmuar, sigurisht në formë jo drejtpërdrjetë, shume viktima të dhunës.