Në ditë dimri
kur acari të ketë
mbulu at’ parvaz
t’shtëpisë sate,

çati t’kuqta tjegull
me cicërim kanarine,
që zgjim n’agim sjell.

Në Malin
n’bardhësi dëbore të parë,
dritare të xhamtë
që bryma në të përhimtë
kthen,
shikimi n’vështirësi depërton
at’ Mal
vështron
se si hije-rënd dimëron
në at’ ditë dimri
jehonë e tij jeton,

me oxhaqe në muzg,
tymtajë që qytetin mbulon
për po atë, jetën, jehonë.

Jeto!

Në ditë pranvere
kur çelen sytë e ty,
në vesën n’agim
në të jeshilt’ bar t’njomë,
n’flladë freskie
fusha të praruara
të dheut
tokës sonë,

në fillim maj
kur flutura krah-hapur
në lule lodron.

Jeto,

në valë deti
mbështjellë në krah
dashurie
n’pështjellim ndjenjash
marrëzie,
në magji liqeni
qetim i tëndit përjetim,
aty ku heshtja ka zà
në Alpe që frymë marrin
që frymë japin,
në Tokë të bekuar të vendit tonë.

Për jetën jeto.

Në ditë që vjeshtën sjellin,
të kafta, t’arta gjethet
trotuar shtrojnë.

Pemët vetëveten zhveshin,
me ngrohtësi të tyren,
mbulojnë,
me ne vallëzojnë
në tinguj muzike të
Erës,

ndje pëshpërim, përqafim,
të jetës për jetën,
dhe…

Jeto!

Në shira,
stuhira, furtuna,
në tërmete,
ciklone, vullkane,
në shkreptima,
breshër, bubullima…

të jetës për jetën,

katër stinët
n’muzikë
të Vivaldit

Jeto.

Dori Guxo
15 mars 2020