Evandro Dos Reis è cantante, compositore, polistrumentista, produttore brasiliano. Un figlio del Northeasterners, cresce con le melodie preziose del chorinho, seresta e samba. Ha studiato canto e chitarra classica al “Conservatório Santa Cecília” San Paolo per poi proseguire gli studi nella stessa città presso l’Universidade Livre de Musica. A 21 si trasferisce a Roma dove inizia una carriera artistica internazionale con l’Orchestra di Piazza Vittorio con la quale ha registrato diversi album e si è esibito nei più grandi teatri nazionali e internazionali. Con la stessa Orchestra ha partecipato al film “Il Flauto Magico di Piazza Vittorio”, premiato nel 2020 con il prestigioso premio David di Donatello per la categoria “Miglior Musicista”. Nel 2004 ha partecipato al Live8 organizzato da Bob Geldof suonando con Jovanotti.
Ha fondato il VersaVice Records, con la quale ha iniziato dal 2019 la carriera di produttore discografico.
Përshëndetje Evandro! Unë jam shumë e lumtur që të kam të ftuar në rubrikën time. Ne jemi miq dhe kolegë prej vite me rradhë dhe kam një respekt të madh për ty si artist dhe person. Unë do të doja ta filloja këtë intervistë duke u treguar lexuesve tanë për kontekstin në të cilin ke lindur dhe je rritur.
Unë kam lindur dhe jam rritur në një kontekst muzikor. Gjyshi im luante fizarmonikë, daja im ndertonte fizarmonika. Në familjen e nënës sime ishin 8 fëmijë, të gjithë janë trashëgimtare të një tradite muzikore të përçuar gojarisht. Kështu unë u rrita në një kontekst shumë artistik, sidomos kur isha i vogël dhe familja ishte së bashku falë pranisë së gjyshes sime. Me pak fjalë luanim muzikë dhe këndonim deri natën vonë.
Kur ke filluar të studiosh muzikë?
Kam filluar të studioj kitarë kur isha 6 vjeç, me një mësues të kishës. Mbaj mend që shkova me pushime tek kumbara ime dhe djali i saj i binte kitarës. Me shumë lehtësi mësova akordet e dy këngëve dhe ai më dhuroj kitarën e tij. Nga aty ai fillova studimin e kitarës klasike në Konservatorin Santa Cecília dhe më pas në Universitetin Livre de Musica në Sao Paulo.
Si kanë qënë vitet studimeve klasike në konservator?
Unë hyra në konservator kur isha 10 vjeç dhe mendoj se kam qënë me shumë fat që takova një mësues me të vërtetë inteligjent, i cili kuptonte drejtimin tim, që nuk ishte ai i muzikës klasike, por i popit. Gjatë gjithë studimeve me të nuk u përpoq ta ndryshonte prirjen time por më ndihmoi ta përmirësoja atë duke më mësuar teknikën e kitarës që të mund të krijoja dhe të luaja muzikën time sa më mirë. Traskriptonte Chorinho-n një zhanër muzikor që ishte shumë më afër meje, në një çelës klasik, kështu që unë mësova teknikën e kitarës, por pa hequr dorë nga ato që ishin shijet e mia muzikore. Rruga ime në konservator ishte shumë e veçantë sepse edhe pse bëra studime klasike, nuk kam luajtur repertor të kitarë klasike. Kam mësuar teknikën këtë po por jo repertorin.
Fole për Chorinho, mund të na thuash pak për këtë strukture muzikor dhe rëndësinë e tij?
Chorinho ka lindur si muzik klasike e shkruar dhe e strukturuar mirë e dhe koncertet mbaheshin në rrethet shoqërisë së lartë në Brazil. Nëse e dëgjojmë mirë, në këtë formë muzikore njohim valsin, por përkundër kësaj karakterizohet gjithashtu nga një tingull i brendshëm që të drejton tek samba dhe ritmet popullore braziljane. Në fillim të vitit 1900 muzikantë si Pixinguinha e shumë të tjërë arritën ta sjellin këtë muzikë në roda të sambës këtë hërë me një iden improvizimi jo më të partiturave pra vjen më e lirë. Që aty të dy rrugët filluan të shkrihen dhe chorinho që propozohet sot bazohet shumë më tepër në improvizime mbi një temë, vallëzim, këngë dhe prandaj nga ajo ishte një muzikë që i përkiste një publiku borgjez është bërë një muzikë e për të gjithë.
Orkestra e Piazza Vittorio!
Shumë gjëra në çdo kuptim (qesh)
Në Shtator të 2004 u ftova ti bashkohesha Orkestrës Piazza Vittorio, me të cilën rregjistrova albumin “Sona” – albumi i dytë i orkestrës. Në këtë album, unë regjistrova cavaquinho, kitarë akustike, back vokale dhe kisha nderin të këndoja “Vagabundo Soy”, një këngë që do të bëhej “hit” në radiot dhe spektaklet italiane. Së pari, duhet të them se këto kanë qenë vite të një rritjeje profesionale tëjashtëzakonshme. Është një orkestër e përbërë nga muzikantë të klasit të lartë dhe unë kam mësuar shumë nga secili prej tyre.
Përveçse ishte një grup i përbërë nga muzikantë nga vende të ndryshme, ku çdo ditë mësohej diçka e re, unë gjithashtu pata mundësinë të njoh gjithë botën duke performuar në skenat më të rëndësishme internacionale si “Teatro de Erode Attico “, në ‘Akropolin e Athinës; “Qendra Barbican” në Londër; “Teatri Bobigny” në Paris; “Festa de la Mercè” dhe “el Grec”, në Barcelonë; “Auditorium Parco della Musica” dhe Koloseu “Via dei Fori Imperiali”, në Romë; “Teatri Egipthian”, në Hollyëood; “Teatro de Fourvière” në festivalin “Le Nuits de Fourviére” në Lyon; përveç “Tribeca Film Festival” në Neë York; “Teatri Elchalma” Tunizi dhe “Teatri i Madh Kombëtar i Dakarit” në Senegal.
Ke marrë pjesë në ripërpunimin e Flautit Magjik nga W.A Mozart oper me të cilën orkestra fitoi “Davide di Donatello” për kategorinë “Muzikanti më e mirë”, ke qënë protagonist në operën Carmen, dhe më pas ishe Don Ottavio në Don Giovanni.
Si ka qënë për ty ti afroheshe operas?
Për sa i përket operave, duhet të them se nga konservatori sigurisht që kisha kujtime të arieve të shkëputura aty këtu, por në fund kisha pak njohuri në lidhje me to. Mbaj mend që drejtori artistik Mario Tronco na ndihmoi të gjithëve sepse në fillim na ofroi një qasje shumë të thjeshtë me muzikën e Mozartit të madh. Domethënë, ai na afroj ngadalë me Flautin Magjik duke eksperimentuar se kush mund të bënte çfarë. Ishte shumë e natyrshme, ne shkonim në koncerte dhe dëgjonim Mozartin gjatë udhëtimeve. Falë kësaj qasje që na dha Mario ai na e bëri përbindëshin më të vogël. Mendonim se si ta adaptonim muzikën, harmonitë, ritmin, por padyshim që udheheqja e punës nga M ° Leandro Picconi ishte çelësi i suksesit. Ai pershtaste muzikën e bluante dhe e përtypte për ne aq mirë sa ne duhet thjësht ta gëlltisnim (qesh). M ° Leandro Piccioni është unik dhe i rrallë dhe çdo fjalë dhe vëzhgim i tij ishte ligj për ne.
Ka qënë kurioze premiera në Regio Emilia. E gjithë mbrëmja i ishte dedikuar Flautit Magjik. Mbërrijmë dhe pianoja ishte akorduar në 442 e deri në atë moment nuk na kishte ndodhur kurrë, kështu që e gjeta veten në shumë vështirësi, madje as nuk dija ta ndryshoja akorduesin në 442 dhe aty hyri në skenë i madhi Pino Pecorelli një nga shtyllat e orchestrës i cili më tregoi se si ta bëja. Të mendosh dita e premierës së Flautit Magjik ishte një mësim i çmuar për mua. Rivizitimi i operave ishte një moment rritjeje i jashtëzakonshëm. Carmen ishte një rritje e mëtejshme, sepse ishte hera e parë që luaja një personazh si nga ana muzikore, ashtu edhe nga ana aktoriale. Duhej të mësoja si të lëvizja në skenë, si të arrija tek publiku e si ti përçoja atij emocione jo vetem me anë të muzikës por dhe me anë të lëvizjeve skenike. Dua të falënderoj këtu koreografin Giorgio Rossi për punën e bërë në operën Carmen dhe Regjizorin Andrea Renzi për ndihmën e madhe që më ka dhënë në ndërtimin e personazhit të Don Ottavios në operën Don Giovanni. Unë i ruaj dhe sot gjithçka që kam mësuar e fituar nga çdo anëtar dhe bashkëpunëtor i orkestrës dhe sot falë tyre ndjej se mund ta bëj punën time edhe më mirë.
“Janelas” domethënë “Dritare” është emri i albumit tënd të sapo dalë pse?
Kisha shumë këngë por nuk isha i bindur ti regjistroja. Më duhet të falënderoj mikun tim Emanuele Bultrini kitaristin e orchestrës i cili gjithmonë më inkurajonte duke më thënë që duhej të bëja albumin tim. Quhet “Janelas” ose dritare, sepse muzika ime gjithmonë ka nisur të udhëtoj nga kjo dritare e dhomës time. Muzika filloi nga “Janela” ime dhe pastaj arriti te dritarja e një shoku që duhet të regjistronte batterine ose inststrumeta te tjerë për tu kthyer sërisht në dritaren time, e kështu me radhë në të gjitha dritaret që mirëpresin muzikën time domethënë nuk takohemi fizikisht është diçka midis dritareve që komunikojnë. Në këtë album, ndër shumë gjëra, qëndron dhe pjekuria për të thënë që jam i aftë të bëj një disk timin. Duhet pjekuri për të kryer një punë diskografike vetëm. Të rrëfej se shpesh herë jam ndier i papërshtatshëm e jo i bindur, dhe më beso që ndjenja e arritjes së këtij synimi edhe në moshën 40 vjeçare është një gjë shumë e bukur dhe e rëndësishme, që krijon flutura në stomak dhe të lumturon si një fëmijë.
Cili është projekti aktual në të cilin po punon?
Në 2019 unë hapa studion time të prodhimit VersaVice Records dhe besoj shumë në këtë punë që po bëj si producent, jo vetëm për veten time por edhe për bashkëpunimet me grupe të tjera. Tani jam duke prodhuar albumin e Roma de Janeiro me të cilet punoj në largësi. Unë besoj në një mënyrë të re moderne të të qënit producent. Sot kam mundesinë të zhvilloj këtë punë dhe duke qënë fizikisht larg.
A jeni ndjerë ndonjëherë “përgjumësh” artistikisht?
Po shumë herë (qesh). Kam kaluar shumë momente që nuk kam pasur dëshirën të marr kitarrën në dorë, kurrë nuk kam qenë dikush që studion teknikë tetë orë në ditë. Kështu që po, ka periudha që më pëlqen shumë të bëj muzikë dhe të tjera ku bëj gjëra të tjera. Kam periudha që më pëlqen të jem producent më shumë sesa të luaj në instrumënta e të këndoj. Pra i përgjumur në njërën anë por super produktiv në anën tjetër. Në vitin 2018 fillova të bëj një kurselektronik sepse në kokën time gjithçka që mësojmë artistikisht duhet të kemi instrumentat për te prodhuar muzikën në një nivel të lartë. Aty fillova të ndërtoj prototipa dhe të eksperimentoj në ndërtimin e instrumenteve që mund të jenë të dobishme për mua. Vërtetë nuk bëj muzik dhe jam në gjumë në këtë anë por jam aktive në një tjetër.
Një mesazh për të gjithë artistët që po jetojnë këtë momënt të vështirë?
UFFFFF është e vështirë sepse të gjithë kanë historinë e tyre dhe e jetojnë këtë moment në mënyra të ndryshme. Duke mos qenë në gjendje të dilja jashtë, u përpoqa të punoja në projekte për të ardhmen, që nga hapja e studios deri tek përmirësimi i muzikës time. Pra, le ta përdorim këtë periudhë për t’u përgatitur dhe për t’u përmirësuar. Periudhat e krizës së madhe janë gjithashtu momente me potencial të madh për krijimtari, duhet të jemi gati për kur të fillojmë jetën tonë artistike. Kështu që studioni më shumë, këndoni më shumë, ndërtoni më shumë, lexoni më shumë. Përfitoni nga kjo kohë dhe mos e bëni atë një kohë të humbur.
Faleminderit Evandro për këtë intervistë kaq të bukur e inspiruese. Shumë suksese!!!