Nëse do të më  pyesnin përse duhet të shkoni në Kukës, do tu përgjigjesha pa hezituar: sepse aty ndodhet Hate Ora. Ju do të thoni po kush është?

Do të perpiqem tua shpjegoj unë, edhe pse e di shumë mirë që është e vështirë të njohësh Kukësin e mos të njohësh Haten.

 Ajo është një ndër artizanet më të famshme të punimit me veg. Hate është një artizane e mirëfillte, nga ato të shkollës së vjeter por që nuk kundërshton të renë dhe mbi të gjitha evolimin. Është njnje grua e qeshur, me marifet dhe me një pasion e energji të jashtëzakonshme. 

Në vitin 1974 pavarësisht se ishte një nxënëse e shkëlqyer, ku renditej në vëndet e para në olimpiadat e matematikës iu mohua e drejta e studimit.  Gjithsesi, kjo ngjarje që do ti këpuste krahët çdo vajze të re plot ëndërra nuk arriti të mposhte Haten. Ajo filloi punën në punishtet e sixhadeve, në po të njëjtin vit që i mohuan vazhdimin e mëtejshëm të studimeve akademike. Ajo që bën sot nuk është thjesht punim artistik por një ndertim i completuar nga ana teknike. Madje ajo shpjegon se si përzgjedh edhe gamën e ngjyrave të perdorura. Cdo model i realizuar në veg ose tezgjah është i llogaritur deri në piken e fundit, sepse krijimet e Hates jane të përmasave të ndryshme por gjithmonë perfekte. 

Hate te gjithe talentin e aftësinë që kishte në matematikë ka arritur ta përkthejë në maksimumin e mundshëm në ndërtimin e sixhadeve dhe jo vetëm ato por dhe në krijimin e makinerive me të cilat punon. Nga duart e Hates dalin vetëm pjesë unike. Ajo na tregon se si vizaton cdo model dhe e përgatit për punëtoret. Është prekëse buzëqeshja, pasioni dhe çiltërsia me të cilën ajo tregon se si ajo dhimbje që i shkaktoi mos vazhdimi i shkollës u kthye ne forcë.

Një sixhade ndërtohet me veg, penj e shumë materiale por do kohë e koha është gjëja më e çmuar që ne kemi ndaj këto sixhade jane pjesë unike sepse mbartin mundin dhe emocionet e secilës prej artizaneve që punojnë në to, janë një pjesë jete.

Zhurma e perplasjes së vegëve është karakteristike e më rikthen në fëmijerinë time. Kujtoj nënën time që puthte duart e saj të arta me të cilat punonte në veg, grep, shtiza e gjergjef, e më thoshte “oj bij keto dur më kan pshtu”. Duart e kanë shpetuar nga dëshperimi i shkaktuar nga fatkeqesitë e jetës. 

Pra miq kaq i rendësishëm eshte artizanati sidomos kur ky i fundit shndërrohet në pjesë të ditës, rutinës. Ka ndihmuar Gjyshet e nënat tona brez pas brezi ti mbijetojnë jetës së vështirë të gruas dhe në të njëjtën kohe i ka dhënë pavarësi dhe dinjitet. Në ato momente punimi gruaja ishte e zonja e vehtvetes, ndoshta në të vetmet momente ku vendimet e saj nuk konsideroheshin të pa vlefshme “Vetë shkop vetë zot”. Aty nuk urdherohej nga askush, i vetmi udhëheqës i atij momenti ishte krijimtaria dhe lirija. Aty artizanet takonin shpirtin e tyre te dlire larg ndrydhjeve të kohës. 

Ja pse Hate Ora është një motiv i rëndësishëm e mëse i mjaftueshëm për të vizituar Kukësin. Ajo e shumë artizane përbëjnë një pilaster thelbësorë të zhvillimit të kulturës e traditës shqipëtare. Me anë të artizanatit të saj ka kapercyer vështirësi kulturore, ekonomike duke i rezistuar kohës e duke u bërë përçuese e një arti e një zanati që rrezikon te zhduket.

Hate Ora është heroine e kohrave moderne, kjo është mëse e qartë.