Që nga zyrtarizimi i COVID-it si pandemi, tutat dhe veshjet e rehatshme janë shndërruar në uniformë për dhjetëra vajza shqiptare. Shumë prej nesh mund të kenë vrarë mendjen nëse do t’u bjerë më rasti të veshin fustanet e mrekullueshme që blenë pak përpara pandemisë. Sajtet e stilit filluan të fokusoheshin tek veshjet nga mesi e lart, aka aq sa na duhen për takimet në zoom. Shkurt, shopping- u kthye në çështje nevoje më tepër sesa qejfi dhe relaksi, siç ishte dikur.

Tani, me përhapjen e vaksinës në shumë vende,  duket se shopping-u është në rrugën e duhur drejt lavdisë së dikurshme.

Sipas kompanisë së studimit të tregut NPD, shitjet me pakicë deri më 17 Prill 2021 në SHBA, u rritën 39% krahasuar me të njëjtën javë të vitit të kaluar. Kategoria më e parapëlqyer? Veshje dhe aksesorë, sigurisht.

Njerëzit nuk po bëjnë  më shumë blerje; ata gjithashtu kanë modën, me M të madhe, në fokusin e tyre. Në Pinterest, kjo kategori është “më e lartë se në kohët parapandemike”, tha Sëasti Sarna, menaxher i të dhënave në Pinterest, për “Glamour”. “Njerëzit po kërkojnë të blejnë për inat” pasi kanë qëndruar në shtëpi për kaq gjatë dhe janë entuziastë për të rifreskuar veshjet e tyre.”

Që nga janari 2021, kërkimet e Pinterest për “veshje moderne pune” kanë qenë 60 herë më të larta se vitin e kaluar, “veshjet e mbrëmjes” ishin 50 herë më të mëdha, dhe “takat e princeshës” 29 herë më të mëdha.

Burimi: Glamour