Intervistë me fizarmoniçisten italiane Saria Convertino.

Saria Convertino lind në Mottola të Italisë. E mahnitur nga tingulli i fizarmonikës fillon studimin që në moshën 8- vjeçare. Versatiliteti i saj muzikor bën të munduur që ajo të interesohet në shumë zhanere të muzikës.

Në 2018 diplomohet në konservatorin Santa Cecilia të Romës për Fizarmonikë me vleresimi maksimal e titull nderi e në 2011 kompleton diplomen duke u specjalizuar gjithmonë me vlerësim maksimal. Në të njëjtin konservator në 2013 diplomohet me vleresim maksimal e titull nderi në degën e Muzikës së Dhomës. Në 2015 mbyll studimet në konservatorin e Romës duke u specjalizuar në Masterin Superior në Interpretim të Muzikës Kontemporane. Saria ështe fituese e çmimeve të ndryshme nacionale dhe internacionale. Gjithashtu interesi saj per teatrin i ka munësuar bashkëpunimin me artistë internacional si: Nicola Piovani, Cosimo Cinieri, Sandro Cappelletto. Aktualisht është pedagoge në konservatorin Luca Marenzio në Brescia dhe në konservatorin Nino Rota të Monopolit.

Saria shumë komplimente për karrierën tuaj brilante!

Sa e rëndësishme ka qënë për ty të shkëputesh nga diplomat dhe çmimet ndërkombëtare që ke fituar, për të krijuar një identitet artistik e personal?

Vitet që kam investuar në studimin dhe njohjen e repertoreve të ndryshme më kanë lejuar t’ia dal në fusha të ndryshme të artit. Sot kam krijuar një formim të atillë që më ka ndihmuar të krijoj një identitet artistik timin. Nuk ka qenë e thjeshtë të arrija këtu ku jam e ju rrëfej se kam kaluar një periudhë krize artistike ku isha në kërkim të identitetit tim e cila ka vazhduar me një evolucion më te vetëdijshem.

Si është Saria soliste dhe si është Saria pedagoge?

Kam patur gjithmonë një vokacion per mësimdhënien dhe që në moshën 18- vjeçare dëshiroja të paguaja studimet e mia duke dhënë mësime private. Është falë babait tim mendjendritur i cili më këshillonte që të investoja shumë në formimin tim që në të ardhmen të mund të drejtoja më mire studentët. U jam dedikuar krejtësisht koncerteve dhe konkurseve, por duke mbajtur në zemër gjithmonë këtë dëshire, për të përçuar dijen. Kjo ëndërr është realizuar në 2011-ën me nominimin e parë si pedagoge fizarmonike në konservatorin Santa Cecilia të Romës, e ju them se të kthehesha  si pedagoge ne vendin ku isha formuar si muzikante,  është një gezim shumë i madh. Më pas në 2015 kam marrë katedrën e fizarmonikës në konservatorin  Luca Marenzio në Brescia dhe në prill te 2019 në konservatorin Nino Rota të Monopolit. Nuk mund ta ndaj skenën nga mësimdhënia, nuk bëj dot pa to. Si pedagoge i nxis nxënesit të eksplorojnë mënyrat të ndryshme se si mund të lexojnë partiturat e të mos i shohin kurrë notat si pika të zeza në pentagram por si një gjuhë, e mbi të gjitha të mendojnë konceptin që duan të shprehin duke kërkuar të arrijnë zemrën e dëgjuesit. Misioni im është t’ju transmetoj një vizion më të gjere mbi muzikën, atë qe shkon përtej notave.

Projektet e tua muzikore që i ke më përzemër?

Në vitet e fundit kam bashkëpunuar me muzikantë të ndryshëm. Kam formuar duon me flautisten Veronika Khizanishvili, gjithashtu dhe duo me fizarmonicisten Marie Andrée Joerger, të cilat janë dy mike ne radhë të parë. Kur në bazë të marrëdhënies artistike ka miqësi, të bërit muzikë së bashku është akoma më e bukur: merr fymë së bashku, dialogon me të me anë të shikimit duke kërkuar një empati dhe bashkëpunim që përfshijnë akoma më shumë publikun në sallë.

Projektet që ke për të ardhmen?

Dua t’i jap jetë projektit “Bayan Piano Project”, që kisha në duo me pianistin Andrea Ceraso. Që kur ai fluturoi në qiell nuk kam patur kurajon për të luajtur repertorin tonë, gjithashtu dua të nderoj Andrean dhe punën e madhe që ka bërë në traskriptimin për fizarmonikë të repertorit sinfonik që kemi luajtur së bashku. Dhe me siguri do të bëj të mundur që këto pjese të publikohen kështu qe fizarmonicistë të tjere të kenë mundesi të luajnë këtë muzikë të mrekullueshme.

Çfarë të frymëzon në këtë momënt të vështirë për artin?

Gjej frymëzim tek shkrimi dhe librat. Që e vogël shkruaj një ditar ku hedh emocionet e mia, e kështu njëkohësisht frymëzohem nga to e arrij të imagjinoj e të vizualizoj dëshira artistike që më janë realizuar gjithmonë. Sigurisht dhe leximi po më ndihmon shumë, në veçanti Alessandro D’Avenia: në librin e tij “L’APPELLO” në të cilin gjej veten në lidhje me mësimdhënien.

Si mësues duhet të vësh në radhë të parë marrëdhënien njerëzore mësues-student, shëndetin e tyre psiko-fizik mbi të gjitha në këtë moment pandemie. Në këtë moment është më e rëndesishme se sa janë prezent në mësim me zemër sesa sa kanë studiuar. Sigurisht si pedagoge “pretendoj” shumë nga studentët e mi, aq shumë sa më kane dhënë emrin “karabinierja” (qesh). Pretendoj sepse shoh talentin që kanë dhe nuk do të doja që nga kjo periudhë që po po kalojmë t’iu fik pasionin dhe dëshirën për të luajtur përpara një publiku. Mundohem të mbaj të ndezur në tek ata entuziazmin për të bërë punën më të bukur në botë siç është të bërit muzikë.

Cfarë përfaqëson fizarmonika për ty?

Shumë emocione, nostalgji, melankoli, gëzimin e momenteve të jetuara e besim për ato që më presin akoma. Kam një shpresë të fortë brenda, që më drejton sa hërë qe përqafoj instrumentin e fillojmë të vibrojmë së bashku. Fizarmonika ka qënë gjithmonë rrëfyesja ime, Itaka ime, gjithmonë aty gati për të më pritur e dëgjuar.

Ka pasur ndonjë moment që ke qënë “Përgjumësh” artistikisht?

Sinqerisht jo, kam një përsonalitet shumë te zhdërvjelltë. Gjithmonë mundohem të sprovoj veten në situata të ndryshme që më kanë ndihmuar dhe artistikisht.

E ke tradhtuar ndonjëherë fizarmoniken?

E pranoj krimin. Kam qenë në krizë tre muaj, pasi kisha provuar një violinë në Cremona. E ndjeva kaq shumë timen sa kam menduar të ndryshoj instrument. Kur u ktheva në vete e mora fizarmonikën në krahë e kam qare si femijë, sepse më dukej sikur e kisha tradhëtuar, aty i premtova se nuk do ta lë kurrë.

Di që po studion bandoneonin, mund ta quajme “dashurinë” tënde të re?

Pak a shumë po, dhe pse nuk do të doja që fizarmonika të ofendohet sepse ajo është dashuria e parë përgjithmonë. Bandoneoni është një instrument që gjithmonë kam dashur ta luaj. Pas një periudhe prove dy vjeçare u mundova ta studioja por nuk e vazhdova për shkak të koncerteve angazhimeve. Me 2 shtator 2019, datë e rëndësishme për mua në kujtim të Andreas, vendosa ta rifilloja ta studioj. Falë Fabio Furia-s, që është udhërrëfyesi im, fillova një kapitull tjetër duke blerë bandoneonin e tij, nder për mua.

Çfarë diference percepton ne tingullin e bandoneonit nga ai i fizarmonikës?

Teknikisht bëhët fjalë për një instrument me ajër, me gjuhëz të lirë dhe kacekë që bënë pjesë në familjen e fizarmonikës. Do të thonit që është e thjeshtë për një fisarmoniçiste por nuk është kështu.  Nuk është e thjeshtë pasi është një instrument që ka dy sonoritete, dhe kërkon një memorizim shumë të mirë në përdorimin ë kacekut për faktin se e njejta pullë ndërron tingullin kur hap dhe mbyll.  Një cmenduri? Po, për momentin! Por është ajo për të cilën kisha nevojë për të kanalizuar dhimbjen, duke u zhytur në një botë të re, që nga njëra anë më përket por nga tjetra më lejon të hedh mbi të dhimbjen për humbjen e njeriut tim të zemrës.

Mesazhi yt për lexuesit e Përgjumësh?

Të degjojnë gjithmonë çfarë i thotë zemra. Mendoj se secili nga ne ka një mision.

Unë ndjej se misioni im ështe të jetoj dhe ndaj me njerëzit fluksin e bukurisë në të cilën kam pasur fatin te jetoj, shijoj duke prekur me dore Dashurinë. Nuk flas vetëm për dashurinë drejt një përsoni por për dashurinë në cdo marrëdhënie e në çdo gjë që bëjmë.

Duke dhuruar dashuri, e marrim akoma më shumë.

Duke dashur pa kushte.

Faleminderit nga zemra për këtë intervistë plot emocion ku del në pah shqirti i një artisteje te madhe!

© Hersi Matmuja