A është censura akoma e pranishme në mediat bashkohore të shkekullit XXI?

Në mbrëmjen e djeshme, një prej figuarave publike italiane më influente sic është reperi italian Fedez, vendosi te publikojë një video denoncuese që ka shkundur opinion Publik. Video-ja gjen protagonist përvec artistit në fjale dhe disa nga figurat drejtuese me të njohura të televizionit publik Italian RAI.

Ai është ftuar paraprakisht nga Rai të korrigjoje fjalimin e tij në koncertin vjetor të 1 -Majit. Reperi deklaron se i është kërkuar të censurojë emra të partive të ndryshme e të kurojë përmbajtien e fjalimit, duke e konsideruar atë si të pa përshtatshëm.

Fedez jo vetem kjo që nuk ka pranuar absolutisht kete fakt por e ka denoncuar atë me tone alarmuese. Shiko fjalimin e plotë në videon më poshtë :

Në vijim Rai është prononcuar duke përgenjeshtruar pretendimet për censurë të kengetarit. Në përgjigje të deklaratave zyrtare të televizionit publik italian reperi ka vendosur të publikojë në rrjetet sociale videon e telefonates ku degjohet qartë kerkesa e dirigjenteve te Rai-t për të ndryshuar pjesë të fjalimit të Fedez para koncertit.

” Kjo është një gjë – thekson reperi – që nuk më pëlqen dhe do të kisha dashur ta shmangia të veproja në këtë mënyrë, por kur më quani gënjeshtar e gjej veten të detyruar të publikoj telefonatën, të cilën për fat të mirë e regjistrova. Dhe kjo është një nga telefonatat më të pakëndshme që kam pasur në jetën time. Me të vërtetë e tmerrshme. E gjithë kjo, të kujtojmë, në një skenë që nuk është një skenë normale, por korniza e skenës më 1 maj, ku liria e shprehjes duhet të jetë një gur themeli i kësaj ngjarjeje “ Shiko videon më poshtë :

Së fundmi per t’iu pëgjigjur pyetjes së parashruar në fillim të tij artikulli, censura duket se është një ndër shkeljet e shumta të të drejtave themelore te njeriut ne këtë rast. Është alarmante që ngjarje te tilla rregjistrohen në një vend ku demokrazia e liria duhet të jenë kryefjalë e çdo fjalie.