Zgjimi më i bardhë i vitit sot me 28 dhjetor 2020.
Me entuziazmin e një fëmije hap dyer e dritare për të shijuar atë ndjesi të bardhë, të pastër e te jashtëzakonshme që të trasmeton dëbora. Bëj foto, video e gjithçka për të ruajtur atë çast, atë moment.
Shpeshherë kur shikoj dëborën mendimi më shkon tek Migjeni e më saktë tek “Bukuria që Vret” shkëputur nga “Novelat e qytetit të veriut.
Isha e vogël kur e kam lexuar për herë të parë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që fjala bukuri e vdekje mund të ndodheshin në një fjali, por më kujtohet habia e mbi të gjitha kriza shpirtërore që më krijoj ai titull.
Ishte një hap i vogël por thelbesor drejt rritjes.
Faleminderit Migjjenit.
Pa të deborën e kisha menduar si dicka të bukur, të kristalt e delikate e kurrë si një motiv trishtimi ose për ta bërë më shumë tragjike, motiv vdekjeje. Mënyra se si ai tregon historinë e asaj familje, pa marrë pjesë në dhimbje, thjesht duke treguar cdo emocion, pa pasur të drejt të ndjej, më ka bërë të rreflektoj pa masë.
Isha e vogel e tregimi i tij ishte çarmatosës. Në atë moment krisi nje grush i fortë në murin e kristaltë të një vajze të vogël, që deri në atë moment shikonte me sytë e një femijë që shndërron çdo mostër të keq në hero. Dhimbja nuk ishte e imja por i përkiste familjes në kasolle, i përkiste asaj nëne për humbjen e vocerrakut. Migjeni shtronte cdo detaj në mënyrën më reale të mundur duke më ftuar të vështroja përtej bardhësisë, të krijoja imazhe kockash e trupash që dridheshin nga kjo bukuri.
Faleminderit Migjenit!
Shumë shpejt më bëri të kuptoj dy anët e medaljes, isha e vogël…
© Hersi Matmuja