E nëpërkëmbur ndër shekuj, gruaja shqiptare ka vuajtur shtypjen qoftë nga pushtuesit, kanunet, qeveritë maskiliste ashtu dhe nga opinioni.
Por në jetën shqiptare gjen plot shembuj të grave që kapërcyen vështirësitë, mentalitetin shtypës dhe ia dolën mbanë. Shumë gra e vajza arritën të thyenin tabutë e madje arritën të kishin një jetë në qëndër të vëmendjes publike. Do të ishte pikërisht Shkodra, një prej qyteteve më të zhvilluara shqiptare gjeneza e lëvizjeve feministe e sigurisht emancipimit të vajzave dhe grave.
Nuk ishte rastësi! Qyteti i Shkodrës shquhej për zhvillimin letrar, politik dhe diplomatik. Në gjithë historinë tonë të brishtë ky qytet është dalluar për kulturën, artin dhe civilizimin e hershëm.
Në vitin 1911, Kolë Idromeno hap një sallon ku do të projektonte kontributet e para të filmit, duke shpërndarë në këtë mënyrë kinematografinë në të gjitha shtëpitë shqipëtare.
Gratë dhe vajzat në lagjet G’juhadol dhe Sarreq ishin me të vërtet të emancipuara. Ato mësonin përvec të tjerave edhe gjuhë të huaja një shenjë kjo e dashurisë së tyre për arsimin e kulturën..
Më tej në vitin 1919 në Shkodër do të vihej në skenë një shfaqje teatrale e bazuar në një ngjarje kinematografike. Ajo quhej “Eminia e vorfën” dramë ku tematika kryesore ishte dashuria.
Rolin e Eminias do të luante një vajzë, edhe pse krejt e panjohur në botën artistike e kulutore të qytetit të Shkodrës. Kjo në fakt u konsiderua një ngjarje e rëndësishme, sepse deri në atë kohë luanin vetëm burrat të veshur si gra.
Një rol shumë të rëndësishëm në këtë periudhë ka luajtur dhe familja e mbretit Zog vecanërisht motrat e tij, të cilat përvecse arritën të kishin dhe pozicione drejtuese e vendimarrëse për vendin sic ishte ai i ministres, ndërmorën e mbështetën mbretin në një sër reformash që kishin në qëndër emancipimin e vajzave dhe grave.
Në fillim të vitit 1937, tri motrat e Mbretit Zog, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide bënë një vizitë të papritur në Shkodër, në prag të shpalljes së ligjit për heqjen e ferexheve.
Ligji i Zogut, që u miratua në parlament në mars 1937, dënonte çdo grua që mbulonte fytyrën. Dënoheshin edhe ata që i inkurajonin gratë të mbuloheshin. Tri princeshat, të veshura me funde të ngushta, me peliçe dhe me kapele, shoqëroheshin nga një eskortë ushtarake dhe ndiqeshin në çdo hap nga fotografët.
Motrat shkuan në mënyrë demonstrative dhe të bujshme nëpër shkolla, spitale e tregje, vizituan kisha e xhami dhe morën pjesë në dreka e darka. Në takimet e shpeshta që patën me gratë, princeshat u përpoqën t’i bindin se zbatimi i ligjit të ri nuk do t’ua dëmtonte prestigjin femëror.
Këto përpjekje, në kohën kur shqiptaret ishin akoma me perçe dhe ku fanatizmi sundonte jetën sociale duhen mbështetur e jo lënë në harresë. Ishin pikërisht këto copëza aktivizmi që i dhanë drejtimin e duhur luftës shumëvjecare mbi barazinë e shumë kërkuar e dëshiruar midis burrave dhe grave. Luftë që vazhdon edhe në ditët e sotme!
Burimi : Kultplus ; Ilrir Ikonomi