Duo-ja napolitane ‘Ebbanesis, ka lindur në qershor 2017 dhe formohet nga Viviana Cangiano & Serena Pisa. Ky projekti ka filluar në internet pothuajse si një lojë me publikimin e disa videove muzikore shtëpiake. Aty këngëtaret aktore , interpretojnë disa këngë nga repertori muzikor napolitan, përmes gjuhës klasike dhe asaj moderne me dy zëra dhe një kitarë. Duke parë reagimet pozitive të publikut ndaj videove të publikuara, vendosin të hapin një faqe në Facebook e cila aktualisht ndiqet nga një numër i konsiderueshëm publiku, të cilët nuk janë thjesht numra siç ndodh shpesh, por ndjekes të vërtetë të koncerteve të tyre. Me shfaqjen muzikore SerenVivity kanë performuar në të gjithë Italinë dhe jashtë saj si në Korsikë, Gjermani, Rusi dhe në Arabinë Saudite. Në vitin 2018 publikuan albumin e parë “Serenvivity” duke mbledhur këngët më të suksesshme në faqen e tyre si:i Carmela, Ragione e Sentimento dhe Reginella. Në të njëjtin vit ato nxorrën videon e pare me këngën ‘A jatta nera (Doja një mace të zezë) të përkthyer nga italishtja në dialektin napolitan.. Nga atje, një seri përkthimesh ndoqën njëra-tjetrën, duke përfshirë Bohemian Rhapsody të Freddie Mercury, videoja e të cilit tejkaloi 2 milion shikime brenda pak orësh dhe kështu ata vendosin të mbledhin përkthimet në një disk tjetër me emrin TRANSLEIT të botuar në vitin 2020. Së shpejti do të bëjnë një bashkëpunim artistik me Mario Tronco-n, bashkëpunim në të cilin janë protagoniste në operën “Così fan tutte” të Mozartit, një rrugë e re muzikore që orientohet drejt një disku të tretë.

Viviana & Serena, jam e lumtur që ju kam të ftuara në rubrikën time. A mund të na tregoni pak për EbbaneSis, si ka lindur?

Serena – Ne jemi një dyshe muzikore napolitane, e lindur nga dëshira për të kënduar dhe luajtur muzikë së bashku. Nuk kishim as një projekt specifik dhe as një ide të qartë.  Donim të këndonim së bashku në tryezat e eventve private dhe nga një aktivitet në tjetrin, lindën ide për të bërë video të vogla në internet. Pas publikimit të videove kemi menduar që mund të funksionoj. Ne bëmë një test në internet por në një mënyrë shumë spontane.

Me pak fjalë, përpara se të fillonit një projekt, përfshirë albumet,  është sikur keni bërë provat në internet?

Viviana – Po saktësisht, por padashur, dhe ne ende nuk e shpjegojmë suksesin tonë edhe sot. Jemi shumë të kënaqur me këtë.

Ju keni bërë turne kombëtarë dhe ndërkombëtarë, më ka bërë përshtypje një vend shumë i veçantë si Riad-i. Si ishte përvoja juaj atje?

Viviana – Ishte një eksperiencë e veçantë në një qytet dhe vend po aq të veçantë. Një vend shumë larg nesh. Udhëtimi për në Riad me vetëdijen qse ishim të parat vajza pari që performormuam në një vend publik, ishte e çuditshme por edhe emocionuese. U ftuam në concert pronari i një qendëre tregtare të madhe dhe luksoze. Kishim shkuar atje të mbuluara, qafë, këmbë dhe duar, por na kërkuan që të ishim më të lira e qeta në lidhje me veshjen. Nuk kemi mundur të shkojmë përsëri për shkak të pandemisë por me siguri sapo të jetë e mundur do rikthehemi. Është një vend që po zhvillohet. Kur ishim atje pamë gra që i jepnin makinës dhe na treguan se ishte viti i parë që gratë shiheshin mbi makina e madje ishin dhe taksiste.  Prania jonë në Riad në një momënt të këtij ndryshimi historik në lidhje me rolin e grave është një gur i çmuar në karrierën tonë.

Muzika napolitane është e njohur në të gjithë botën. A mendoni se jeni trashëgimëtare të këtij repertori?

Serena – PO! Ne duhet të jemi trashëgimëtare dhe përçuese dhe kjo sjell jo pak përgjegjësi. Pastaj nëse vlerësohet apo jo dhe nëse realizohet mirë apo jo, këtë e vendos dëgjuesi. Kur vendos të sjellësh traditën në skenë ose diçka që nuk ka të bëjë direkt të, por që e përdor atë, patjetër që vishesh me përgjegjësi. Ne mundohemi të japim maksimumin me shpresën për ta bërë mirë nuk e di se si do të ndihemi duke i degjuar mbas shumë vitësh këto këngë. Për këtë e ndjejmë përgjegjësinë mbi supe sepse përcjëllim traditën e bukur napolitane që prindërit tanë na kanë mësuar, sigurisht në mënyrën tonë dhe duke i dhënë gjithçka që ne dhe brezi ynë ka mësuar ndër vitë.

Fraveca e Sfraveca – testo e musica – EbbaneSis

Viviana – Ndodhemi në mes të botës klasike dhe asaj moderne të muzikës napolitane. Jemi në qendër të këtij ndryshimi që na sheh si protagoniste.

Na flisni pak për përvojën tuaj në vendin e shqiponjave, Shqipërinë?

Viviana – Mbaj mend që të bëra pyetje të tilla si: “Si është situarta atje etj…

Shkuam atje dhe dukej se nuk ishim zhvendosur nga Italia më saktë nga Napoli. Dukej se po kalonim bregdetin e Mergellinës dhe mbërritëm në Bacoli. Unë flisja italisht gjithë kohën dhe më kuptonin e unë kuptoja të tjerët. Ne jemi dy popuj që ngjajnë shumë. Këtë ndjenjë e kisha edhe në Korsikë. Ishtë sikur Shqipëria dhe Korsika të ishin dy krahët e Italisë.

Serena – Jeni një popull që ka dalje në det, të cilët janë gjithmonë në kontakt me gjithçka që është ndryshe, kështu që në fund nuk e vura re diversitetin. Nuk na trajtuan si mysafir, por sikur të ishim nga atje. Jemi ndjerë si në shtëpinë tonë. Sjellja e njerëzve me ne që vinim nga jashtë ishte shumë e ngjashme me atë të napoitanëve. Shumë mikëpritës.

Viviana – Deti mirëpret ata që vijnë nga jashtë dhe kjo frymë mikpritëse na bën unikë dhe të mrekullueshëm. Na falënderuan për 1991, për faktin se Italia ndihmoi popullin shqiptar. Ata janë shumë të përkushtuar ndaj italianëve dhe kjo ndjenjë ishte e qartë. Ishte një përvojë absolutisht e bukur!!!!

Si ishte të punonit përkrah Massimo Ranieri në spektaklin “Qui e Adesso”?

Serena – Generata jonë është rritur me Massimo Ranieri, edhe pse ai i përkiste një brezi tjetër. E kemi jetuar muzikën e tij përmes dashurisë së familjeve tona që na bënin ta dëgjonim e ta ndiqnim në programe televizive. E dëgjonim duke kënduar nga ora 15:00 deri në mesnatë pa asnjë vështirësi. Kështu që u gjendëm përpara një personaliteti kaq të fortë e aty ndihesh e vogël, është në atë moment që takon madhështinë e tij. Ai kishte një qëndrim fantastik ndaj nesh, kishte gjithmonë vëmendje dhe fjalë incurajuese si  “vajza shumë  mirë sonte, jeni të mrekullueshmë. E pashë regjistrimin, meraviglia”. Ishte shumë mbështetës

Le EbbaneSis – Bohemian Rhapsody

Viviana – Ai ka lindur në një kohë tjetër dhe është i përbërë nga një brum tjeter.

Të jesh këngëtare përkrah Massimo Ranieri-t është diçka që nuk i ndodh gjithkujt dhe kjo na bëri shumë të lumtura. Pastaj përvoja ishte shumë e dobishme sepse pamë se si punohet në televizion. Një botë tjetër dhe nuk ka lidhje me teatrin dhe kineman. Duke qenë ne perfeksioniste, shpeshherë dëshironim të përsërisnim pjesët, por jo, e gjitha ishte transmetuar e papërpunuar ashtu live si të dilte herën e parë. Kjo gjë na pëlqente sepse performancat kishin dallim me emisionet live pavarësisht se ishte regjistruar për këtë shfaqja quhet “KETU DHE TANI”. U transmetuan gjithashtu shume momente nga provat ndaj “papërsosmëria” ishte e qëllimshme. Për mua të gjitha ishin të gabuara e do kisha dashur gjithmonë ti përsërisja gjërat por pavarësisht kësaj ne u argëtuam shumë.

A jeni ndjerë ndonjëherë “Përgjumësh” artistikisht?

Serena- Jam ndjerë përgjumësh kur kam bërë një operacionin në kordat e zërit në moshën 24 vjeç. Kur bën një operacion të tillë duhet të kalosh një proces rehabilitimi rigoroz. Nuk mund të këndosh ose të aktrosh për një kohë të gjatë, krejt e kundërta e asaj që bëra unë, pas një muaji bëra një shfaqje me miqtë. Zëri im nuk ishte më i njëjti kishte një ngjyrë tjetër dhe shumë delikat, ishte e çuditshme ta dëgjoja. Mu deshën 2-3 vjet për të kënduar në mënyrë të lirë. Ndihesha e fikur, nuk arrija të degjoja zërin e trupit tim. Dhe vitin e kaluar jam ndjere shumë e përgjumur.. edhe sot ndihem e tillë. Ne nuk po bëjmë asgjë nga ato që ishim mësuar të bëjmë. Kemi humbur mundësi, nuk kemi e vazhdimësi, nuk kam çtë them shumë përveçse duket të rifitojmë gjithçka sepse kemi ndërprerë një cikël jete. Ndjehem jo vetëm e përgjumur, por dhe pak mposhtur. E vetmja gjë që po më jep forcë është shtatzënia ime, është diçka që më ka kthyer gëzimin për të jetuar.

Viviana – Për sa i përket këngës dhe zërit tim, po të mos ishte ajo që kemi krijuar me Serenën dhe puna me Orkestrën e Piazza Vittorio-s, do të ndjehesha dhe sot e përgjumur. Unë jam shumë kritike ndaj vetes në lidhje me zërin dhe të qëndruarit në skenë si këngëtare. Në një situatë aktrimi qoftë në teatër ose kinemasë, unë ndizem plotësisht dhe nuk kam dyshime, ndërsa për muzikën dhe këngën nëse nuk do të ishte Serena dhe projekti ynë, do të isha shumë në gjumë. Saktësisht Serena është zëri im i dytë pa të tani unë nuk këndoj dot më, do të ndihesha e gjysmuar.

Viviana

&

Serena

Çfarë mesazhesh u jepni artistëve që janë në vërshtirësi në këtë moment?

Serena – Nga ky moment e tutje, le të bëjmë një përpjekje për të studiuar dhe për të filluar nga e para sepse nëse nuk lëvizim nuk lindin gjërat. Mbi të gjitha duhet të përpiqemi të gjejmë atë gëzim që kemi humbur pak. Nevoja e të shprehurit vjen nga një urgjencë, kjo ndodh edhe në teatër. Nëse nuk e ke atë urgjencë për ta bërë nuk ndodh. Le ta kërkojmë këtë nevoje dhe urgjencë për tu shprehur.

Viviana – Le ta marrim përsëri kreativitetin në duart tona, është ajo që është fikur në këtë përiudhë pandemie. Nëse na thërrasin për të punuar, ne padyshim që do të shkojmë e nuk është ky problemi. Ndërsa krijimtaria është e përgjumur dhe unë uroj që të gjithë ne ta marrim atë përsëri në dorë sa më shpejt të jetë e mundur.

Faleminderit për intervistën, e shumë suksese në projektet tuaja të ardhshme!