Dita e fundit
e mbushur me zhgënjim
me fjalët që nuk thuhen
me sendet që s’të duhen.
S’i mban dot një valixhe,
s’i tërheq dot krahu im;
më i fortë është zëri yt që thotë
se gjithçka mbetet është e kotë.
Por fjalët mbeten fjalë
Nga hiri s’ndizet dot zjarr
Dhe kur dikur do të më kujtosh
do të jetë një çast i mbetur bosh.
E ke të lehtë të më harrosh,
sepse ti nuk je unë
që kërkova diçka më shumë
gjithçka më shumë
asgjë më shumë
©Genta Hodo