Që nga mesjeta e deri para 1 shekulli, gjërat nëpër botë duket sikur kanë ndryshuar me hapa tejmase të ngadalta. Por, revolucioni teknologjik i shekullit të fundit ka përshpejtuar ritmin e ndryshimeve deri në atë masë, sa shpesh na duket sikur nuk jemi në gjendje ta ndjekim ritmin supersonik të ndryshimeve.

Sot, ato të cilat dikur quheshin imagjinatë e shfrenuar e shkrimtarëve gjenialë, janë realitet i zakonshëm. Ndërsa ato të cilat përpara pak vitesh do t’i quanim “parashikime”, sot janë në fakt thjesht synimet për të cilat po punojnë shkencëtarë nga e gjithë bota, të cilat është thjesht çështje kohe që të materializohen përpara syve tanë.

Ju tregojmë më poshtë sesi do të duket e ardhmja shumë më e afërt sesa mund ta mendoni:

Nuk do të ketë më tym cigaresh

Kompania lider e duhanit në botë, Philip Morris International, është duke e transformuar biznesin e saj me shpejtësi drejt prodhimit 100% pa tym. I sapoemëruari CEO i ri i kompanisë, Jacek Olczak u zotua se deri në 2025-ën, 50% e të ardhurave të kompanisë do të vijnë nga produkte pa tym, ndërsa synimi është që në një të ardhme të afërt, tymi i cigareve do të jetë zhdukur plotësisht dhe përgjithmonë.

Brenda vetëm 5 viteve, PMI ia ka dalë që 25% e të ardhurave të tyre të vijnë vetëm nga produktet pa tym, të prira nga produkti me ngrohje IQOS. Shkencëtarët kanë zbuluar se tymi i cigares përmban deri në 6 mijë kimikate potencialisht të dëmshme, kështu që gjigandët e duhanit si PMI janë impenjuar që të krijojnë produkte pa djegie dhe pa tym, siç është IQOS, i cili vitin e kaluar mori edhe autorizimin nga FDA si produkt me risk të modifikuar.

Nuk do të ketë më sheqer

Besojeni ose jo, kështu siç e kemi nisur, na pret një e ardhme pa shijeshtuesit që na pëlqejnë më së shumti. Ndonëse mjekësia në vetvete ka akoma mangësi në gjetjen e kurave për disa prej sëmundjeve më të rënda, si kanceri apo sëmundjet autoimune, ajo e cila po e ndryshon shëndetin publik duket ndërgjegjësimi i një pjese më të madhe të njerëzve në lidhje me faktorët që përbëjnë rrezik për shëndetin.

Që nga cigarja, si shkaktar i vërtetuar i shumë sëmundjeve, tek sheqeri dhe kripa, ndërgjegjësimi i gjerë në lidhje me ndikimin e këtyre faktorëve në shëndet ka bërë që prodhuesit e mëdhenj të ushqimit të vihen përpara përgjegjësisë për të gjetur alternativa pa sheqer, por me ëmbëlsues artificialë.

Librat? Do të vazhdojnë të jenë

Edhe për të paktën 50 vite, shkrimtarët do të vazhdojnë të shkruajnë, librat do të vazhdojnë të printohen, njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë në autobus, tren dhe tramvaj, dhe do të zhyten në përfytyrime për personazhet e tyre të preferuar. Librat do të jenë vërdallë edhe për shumë gjatë!

Telefonë që përdoren pa duar

“Telefonët nuk do të jenë kështu siç i njohim ne. Ata do të jenë pajisje të realitetit të shtuar (augmented reality) që do të ndryshojnë mënyrën si ne perceptojmë botën. Koha në ekranet e telefonave tanë do të rritet në mënyrë eksponenciale.”, tha Ivan Guzenko nga SmartyAds Inc. Ideja është që telefonët do të kenë sensorë të cilët do të marrin komanda nga lëvizjet e syve, kokës, apo edhe thjesht, prej qëndrimit që ne mbajmë përpara një sërë mundësive zgjedhjeje për komandat. Telefonët do të kenë ekrane që mund të projektojnë në 3D, tamam si në filmat me superheronj të Marvel. Duke patur parasysh zhvillimin e sensorëve të telefonëve në vetëm 5 vitet e fundit (psh. face recognition: njohja e fytyrës) nuk është aspak për të mos u pritur që zhvillimi i pajisjeve tona më të dashura të marrë këtë lloj drejtimi.