Ellen DeGeneres konfirmoi për Hollywood Reporter se ajo planifikon t’i japë fund spektaklit të saj në 2022-shin.
“Kur je një person krijues, ke nevojë të jesh vazhdimisht i sfiduar – sado e mrekullueshme të jetë kjo shfaqje, sado argëtuese, për mua nuk është më një sfidë,” i tha DeGeneres THR-së në një intervistë të botuar të mërkurën.
“Ellen DeGeneres Show”, e cila ka fituar 64 çmime Emmy, është aktualisht në sezonin e vet të 18-të. DeGeneres do ta diskutojë vendimin e saj në një intervistë me Oprah Winfrey-n, e planifikuar të transmetohet të enjten.
“The Ellen DeGeneres Show” prodhohet nga Warner Bros Television, pjesë e WarnerMedia.
Lajmi për DeGeneres vjen pas një sërë kritikash ndaj saj në muajt e pandemisë. Emisioni pati një ndërprerje të shkurtër kur DeGeneres u diagnostikua me Covid-19 në dhjetor. Ndaj Ellen filloi një fushatë kancelimi pasi punonjës të saj thanë se po punonin në një mjedis toksik.
Kur Ellen u kthye në shtator për premierën e Sezonit të 18-të, DeGeneres foli në lidhje me komentet negative duke thënë se ajo po e merrtë “përgjegjësinë” mbi vete dhe se ndihej e “penduar” nëse dikush kishte patur një përvojë negative në prapaskenë.
DeGeneres tha për THR se thashethemet rreth shfaqjes së saj nuk janë arsyeja e largimit të saj, por padyshim e ndikuan atë.
“Nëse do ta lija shfaqjen për shkak të kësaj, nuk do të kthehesha këtë sezon. Kështu që, nuk është arsyeja pse po ndalem por ishte e vështirë sepse isha ulur në shtëpi, ishte verë dhe lexoj një histori që njerëzit duhet të përtypen para se të flasin me mua dhe unë jam e tipit: ‘OK, kjo është qesharake’. Pastaj shoh një histori tjetër për një tjetër gjë qesharake dhe më pas, nuk po ndalonin. Dhe unë nuk po punoja, kështu që nuk kisha platformë dhe nuk doja t’i përgjigjesha në [Tëitter] dhe mendova se nëse thjesht nuk i përgjigjem, do të zhduket sepse e gjitha ishte kaq pa lidhje”, tha ajo.
DeGeneres tha se një nga pjesët më të vështira të vendimit është se do t’i mungojë stafi i saj.
“Kjo është familja ime. Ata janë bërë miqtë e mi më të mirë,” shtoi ajo. “Unë vij në punë dhe qesh çdo ditë.”
DeGeneres tha se po mendon për hapat e saj të ardhshëm profesionalisht.
“Unë kam disa ide, por agjenti im është i tipit: “Pse nuk rri vetëm një minutë pa lëvizur?”