Dilema e një të premteje pa club
Unë njoh një vajzë, që njeh një vajzë, që njeh një vajzë, që herë pas here ndalon të reflektojë dhe ja nxjerr vetes gjithë inatin e lodhjes së javës. E në herët që lodhja është e madhe më mbush inbox-in me lista pyetjesh, përgjigjet për të cilat pret të jenë çudibërëse. Në krye të listës për këtë javë ishte pyetja në titull, të cilës iu përgjigja kështu:
“Nuk e mbaj mend ngjyrën natyrale të flokëve të mi. Kanë kaluar disa vite që nga vendimi i madh i ndryshimit. I thashë vetes “Ndrysho floket dhe do të ndryshosh jetën!!!”
Në fakt, jeta ndryshoi, por ndryshoi sepse unë ndryshova (jo nga floket). E pavaresisht gjithë sa ka kaluar pyetja dhe dëshira ngelen të njëjta CFARË DUHET TË NDRYSHOJ TE VETJA?!
Po ca ke kunder vetes?! A nuk ja ke ndryshuar të gjitha?
Ngjyrën e flokeve, prerjen, vetullën, qerpikët, mollëzat, buzët, të qeshurën, qëndrimin?
Përpara se “të dilje në jetë” dhe njerëzit të sulmonin deri në shkatërrim vetëvlerësimin tënd, a nuk ishte ti që rrije para pasqyres dhe mendoje që ishte një copë ylli(edhe pa floke të lyer) dhe besoje se mund të arrije gjithçka?
Duhet të bindësh veten që të gjitha ato vajza dhe gra qe të evitojnë apo sulmojnë (çështje strategjie) kanë qenë si ty dhe sot kanë humbur veten. E pikërisht ngaqë nuk duan veten nuk do të arrijnë kurrë të të duan ty.
Për të mos folur pastaj për djemtë. Ah djemtë! Mjafton një koment prej tyre dhe gjerat ndërlikohen!!
Nuk besoj se opinioni i dikujt që në fund të fundit s’ka qenë kurrë femër, të jetë kaq i rëndësishëm sa të ndikojë në vetëbesimin dhe sigurinë tënde.
Për t’ju pergjigjur pyetjes fillestare, NUK duhet të ndryshosh dicka te vetja. Duhet të kërkosh veten tëmde REALE. Atë rockstar-in brenda pasqyrës!
Nga aty pastaj vetem me veten, mund të nisësh udhëtimin tënd drejt asaj që TI konsideron përmirësim, zhvillim, që jo domosdoshmërisht nis me ndërrimin e ngjyres së flokëve. Po dhe ate po e bëre, mjafton të të përfaqësojë.
Në fund të fundit ndaj bëjmë gabime, për të ndryshuar!”