Sot dua të flas për një fenomen që më krijon jo pak dhimbje koke.

Të famshit “Cunat për shtëpi.

Ato perfektët që bejnë mrekullira, ato që lajnë enët nganjëherë, gatuajnë kur është ditë feste se kështu e do zakoni, e më e forta fare lajnë edhe dyshemenë kur nuk kanë zgjidhje tjeter, sepse “gruaja ka ik ke t’vetët o plak”. Dua të flas sepse të paktën një herë në ditë përfshihem në biseda ku vajza dhe gra shprehen të mrekulluara nga sjellje që duhet të konsiderohen normalitet, për cdo qënie njerëzore pavarsisht përkatësisë gjinore.

Nuk po përpiqem të tregohem snobe me këto pak rrjeshta më besoni, thesht dua të ftoj të gjitha ne të reflektojmë mbi këto steriotipe. Dua të ftoj të gjitha ne të fillojmë të ndërgjegjsohemi e të kuptojmë rëndësinë e barazisë gjinore në praktikë e jo vetëm në postimet në facebook cdo 8 mars.

Eshte e rëndësishme të fillojmë të ofrojmë ndryshimin duke filluar nga vetja jone, nga detaje te tilla, në dukje të parëndësishme, por në të vërtetë thelbësorë.

Nuk është e vërtetë që vetëm gruaja e mbledh shtëpine apo ku di unë sa e sa shprehje të këtij lloji. Përgjegjësitë në familje, në shoqëri duhet të jenë të barabarta. Nuk duhet të konsiderohet diamant i rrallë një burrë që ndihmon gruan e tij në punët e shtëpisë apo që ndërron pampersin foshnjës të porsalindur.

Nuk duhet të konsiderohet “Cun për shpi“ një djalë që kujdeset vetë për veten e mbi të që gjitha arrin të shkojë deri në fund të ditës me sukses pavarsisht se dashura ose gruaja e tij nuk i kanë bërë gati drekën, mëngjesin, hekuros këmishat etj etj. Të dashura vajza dhe gra, duhet reagojmë sepse përndryshe nuk mund të përë jellim barazi. Të reagojmë, të veprojmë e mbi të gjitha edukojmë.

Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por të ardhmen sigurisht që po.

T’i vërejmë këto skema mendore sociale e t’i zhdukim nga e përditshmja jonë. Le të fillojmë të edukojmë fëmijët tanë e ti përcjellim drejt një shoqërie të drejtë e të barabartë. Nuk pretendoj që të realizohet neser apo një një të ardhme të afërt, por të paktën le të fillojmë të hedhim hapat e parë.

Ajo C’farë dua të them është ZGJOHU!!!!

 ©Rezi Matmuja