Nuk dua të bie pre e asnjë klisheje. Nuk dua të romantizoj mbi figurën e saj. Nuk dua të kuptoj asnjë arsye apo shpjegim rrethanor mbi rastin e Liljanës. Këtë herë dua të shkruaj këto dy rreshta me më të paktin parim etik. Thjesht do të rreshoj edhe unë disa fjalë, ashtu siç bëjnë të gjithë në “kështu rastesh”. Sepse të dashur miq, histori si kjo e Liljanës dhe shumë grave e vajzave të tjera konsiderohen “raste” për të gjithë, duke nisur nga insititucionet e deri tek i fundit qytetar.
Liljana u vra në derë të gjykatës, në sy të mëhallës, në mes të ditës, nga bashkëshorti i saj, babai i fëmijve të saj.
Nuk bëhej fjalë për asnjë fshat të përhumbur të Shqipërise. Viktima këtë herë nuk akuzohej për tradhëti nga patriarku i rradhës. Asnjë nga këto faktorë që çuditërisht diskutohen më shumë se vetë viktima në shumicën e herëve. Faji i vetem mesa duket paskerka qënë kërkimi i ndarjes nga ana e saj. Kjo grua paskerka guxuar ti thotë Stop dhunës më në fund, por me çfarë cmimi? Jetën?
“Ai nuk e ka pranuar faktin që bashkëshortja e tij po ndahej me të dhe sapo ka dalë nga gjykata e ka ndjekur nga pas dhe e ka qëlluar me armë kallashnikov, të cilën e la në rrugë menjëherë pas krimit.”
Është ironike apo jo? Jo vrasja, le të mos keqkuptohemi, vrasja është e padrejtë, e trishtë, e dhimbshme. Konsideroj ironik faktin që dikush apo një askush sic e quaj unë, zgjohet një ditë të bukur e vendos të mos pranojë vullnetin e lirë të një tjeter qënie njerëzore. Vendos kush do të jetojë e kush do të vdesë. Niset nga hiçi, vepron në hiç, e kthehet në hiç sigurisht, por ndërkohë Liljana nuk jeton më.
Është e trishtë kjo histori sepse këtë here dukej sikur ajo kishte dalë nga tuneli. Kishtë zgjedhur lirinë, lumturinë, por sërisht në këmbim të jetes. Edhe këtë here si çdo hëre, u shua jeta e një gruaje, në mes të ditës në sy të të gjithve.
Ngjarja ka ndodhur më 6 maj 2021. Kanë kaluar plot 5 ditë e siç e prisja, për fat të keq, përveç protestave të mbajtura në ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, nuk kam lexuar asnjë insititucion ligjbërës e jo zbatues që të shprehet në lidhje me ngjarjen. Asnje predispozitë për të ndyshuar mënyrëm e procedimit në raste ku denoncohet dhuna në familje.
Dikush duhet ti siguronte jetën Liljanës që në momentin e denoncimit të dhunës. Dikush duhet të merrte përsipër mbrojtjen e saj. Askush nuk e bëri, e askush nuk do ta bëjë me viktimën e rradhës. E kjo, të dashur miq është tepër e dhimbshme. Të privilgjuarit, patriarkët do të vazhdojnë të “qeverisin” e të vrasin gratë “e tyre” nën driten e diellit, në sy të mëhallës, e askush nuk do të mund të bëjë asgjë! Deri kur?