Ky shkrim është përgatitur në kuadër të programit Ponder Albania me fokus mendimin kritik në media, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe implementuar nga ICTSlab.

Najra Hoxha / Ponder Albania

E perceptuar si forca mbështetëse e shoqërisë dhe komunitetit, rëndësia e rrjeteve sociale si agjentë të ndryshimit të këndvështrimit dhe mbrojtjes së interesave të shoqërisë është padyshim çështje dhe aspekt që duhet analizuar në mënyrë kritike. Megjithatë, rrjetet sociale janë shndërruar në një platformë për lajme të rreme dhe propagandë, duke fuqizuar zërat, ideologjitë dhe mesazhet përçarëse. Rrjetet sociale si Twitter, Facebook dhe Google kanë potencialin për të ndryshuar angazhimin qytetar, duke ndikuar tek individët drejt një mënyre të caktuar të të menduarit.

Mediat e reja dhe ato sociale përshëndeten si mjete për t’i dhënë zë të pazërit. Ato shihen gjithashtu si një mënyrë për të analizuar dhe dhënie fund të korrupsionit dhe padrejtësitë nga shteti. Megjithatë, platformat e mediave sociale po përdoren gjithashtu gjithnjë e më shumë si një mjet për fuqizimin e zërave, mesazheve ose ideologjive përçarëse (p.sh., ksenofobia, neo-nazizmi, anti-imigracioni/globalizimi, homogjeniteti kulturor, etj.) Aftësia e një personi ose grupi për të mbivlerësuar një axhendë dhe për të dominuar bisedën realizohet lehtësisht në mediat sociale si Twitter. Kjo pasi mediat sociale nuk pajtohen me të njëjtat rregulla të vendosura gazetareske të vetingut dhe raportimit të lajmeve. Për më tepër, madhësia e një grupi ose një organizate që shtyn një mesazh të caktuar nuk ka më rëndësi.

Për sa i përket mediave në Shqipëri, ato janë të supozuara të kenë një rol tepër ndryshe nga çfarë ato realisht procedojnë, analizojnë dhe përcjellin tek shoqëria. Shqipëria është një vend i vogël në zhvillim dhe si i tillë, ka nevojë për fuqizim të zërit të popullit për të vazhduar para. Ama vendi ynë, nuk është fort transparent për sa i përket drejtësisë dhe mbi të gjitha ajo e cila duhet ta ketë këtë rol, mundohet të merret me çështje që përcjellin antivlera në shoqëri për të ushqyer audiencën me thashetheme dhe pikërisht është media.

Demokracia në Shqipëri nuk është në format e pastra të saj. Madje unë do e cilësoja shoqërinë tonë kapitaliste dhe manipuluese. Shoqëria shqiptare ka nevojë për media pro popullit dhe pro zgjidhjes së problemeve, qofshin ato në politikë, aspekt social-ekonomik apo edhe për çështje çnjerëzore.

Mediat sociale janë bërë një platformë për lajmet e rreme dhe propagandën për të ndikuar në audienca të caktuara drejt një mënyrë të veçantë të të menduarit. Rrjedhimisht, mediat sociale dhe njerëzit që konsumojnë informacion nëpërmjet tyre po ushtrojnë presion mbi idenë e demokracisë, atë çfarë realisht nuk mund ta cilësojmë si të tillë. Analistë të ndryshëm apo dhe individ me një rol të caktuar në pozitën politike të shtetit shqiptar, kanë krijuar nëpërmjet manipulimin ide të cilat nuk besohen por që dëgjohen çdo vit e më shumë në media.

Në përfundim, problem është korruptimi i medias në Shqipëri nga oligarkët, siç ndodh rëndomtë dhe për aktivitete të tjera. Por sado pak informacion ata të fshehin dhe mos e bëjnë transparent apo edhe të shpërfillin, aq më shumë problem i sjell shoqërisë sonë dhe asaj çfarë ne kërkojmë si një vend në zhvillim që ka nevojë mbështetje për të analizuar dhe pasur parasysh problemet e tyre.